Mbeturinat nga Pajisjet Elektrike dhe Elektronike

Mbeturinat nga Pajisjet Elektrike dhe Elektronike



Çdo vit në botë, me ritëm të shpejtë rritet sasia e mbeturinave elektrike që hidhet, çka e bën këtë lloj të mbetjeve, me rritje më të shpejt. Miliona tonelata mbeturina nga pajisjet elektrike dhe elektronike, hidhen nga ana e amvisërive dhe kompanive.

Shkaktarët më të shpeshtë të kësaj rritjeje janë teknologjitë e reja dhe mënyra e jetesës ku e vjetra zëvendësohet me të renë. Jetojmë në kohë të zhvillimit të shpejtë teknologjik shoqëror.

Njeriu çdo ditë përdor një nga pajisjet që i ofron teknologjia bashkëkohore, qoftë ajo telefon mobil, kompjuter, aparat televiziv ose përdorimi i ashensorit në ndërtesën ku jeton ose punon.

Por, si edhe çdo gjë tjetër edhe këto aparate kanë jetëgjatësinë e tyre. Në atë moment, është e nevojshme që të sillet vendim i duhur dhe pajisjet elektrike dhe elektronike të riciklohen.

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura