Quality Policy

Politika për kualitet, shëndet, siguri dhe ambient jetësor (QHSE)


Misioni

SHPK Elkolekt me anëtarët e saj intenzivisht do të punojë në organizimin e sistemit për menaxhim me mbeturinat elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët, informimin e shfrytëzuesve përfundimtarë për nevojën e grumbullimit të selektuar të mbeturinave, organizimin e pikave të grumbullimit, ndërmarrjen e aktiviteteve për theksimin e nevojës për përpunim, ripërdorim dhe/ose riciklim të mbeturinave elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët. E gjitha kjo me qëllim të arritjes së qëllimeve nacionale për grumbullim, përpunim dhe ripërdorim të mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët dhe zvogëlimin e ndikimeve të mundshme negative dhe pasojave mbi shëndetin e njerëzve dhe ambientit jetësor.

Vizioni

Vizioni i jonë është që SHPK Elkolekt të njihet si lider në menaxhimin me kualitet, shëndet dhe siguri dhe ambient jetësor në sferën e menaxhimit kolektiv me mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët, sigurimin e zgjidhjeve inovative për plotësimin e nevojave të klientëve tanë në pajtim me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëmbajtjen me përgjegjësi të sistemit të integruar për menaxhim me QHSE.

Parimet

I kryejmë detyrat tona me nder dhe kujdes për ambientin jetësor, pa u dëmtuar shëndeti dhe siguria e njerëzve, të punësuarve dhe klientëve. Punojmë në vazhdimësi në përmirësimin e proceseve tona afariste në pajtim me kërkesat ligjore dhe standardet ndërkombëtare adekuate. Ofrojmë shërbime me kualitet të lartë për klientët tanë. Sigurojmë ambient për komunikim të hapur dhe transparent për çështjet në lidhje me kualitetin, shëndetin, sigurinë dhe ambientin jetësor Pranojmë se shkathtësitë dhe përfshirja e të punësuarve tanë janë të rëndësisë së madhe për njohjen dhe plotësimin e nevojave të kompanisë tonë dhe klientëve. I sigurojmë burimet e nevojshme që të arrihet vizioni jonë.

Që t'i ndjekim këto parime jemi përkushtuar kah:

  • Integrimi në QHSE në strategjinë e biznesit dhe proceset e kompanisë.
  • Menaxhimi efikas me QHSE përmes zhvillimit, realizimit dhe ndjekjes së praktikave më të mira dhe sistem menaxhimi të integruar.
  • Matja e performansave të QHSE-së dhe zhvillimi i qëllimeve vjetore dhe afatgjate të QHSE që të arrihet përmirësim i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm.
  • Arritja e pajtueshmërisë me kërkesat e brendshme dhe të jashtme përmes revizioneve dhe përpiqemi kah pajtueshmëria me standardet ndërkombëtare siç janë ISO 9001, ISO 14001 dhe OHSAS 18001.
  • Përcaktimi i elementeve të QHSE-së dhe ndikimi i tyre mbi praktikat, proceset dhe shërbimet që të përputhet puna e jonë me pritshmërinë e auditorit dhe klientëve.
  • Ngritja e vetëdijes për QHSE dhe përforcimi i besimit të palëve të interesuara në punën tonë përmes informimit, konsultave, trajnimeve dhe këshillave.
  • Mbajtja e çdo të punësuari përgjegjës për përkushtimin e tij në parimet tona

Certifikatat ISO 9001 dhe ISO 14001


ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura