NGJARJE

Evenimenti i parë edukativ në kuadër të projektit "E-mbeturinat krijojnë mundësi", i përkrahur nga Elkolekt


Në datë 26.11.2015, në shkollën fillore komunale Goce Dellqev-Shkup, komuna Qendër, u mbajt evenimenti i parë edukativ me rastin e fillimit të aktiviteteve të projektit në kuadër të projektit E-mbeturinat krijojnë mundësi, i përkrahur nga SHPK ELKOLEKT.

Në eveniment morën pjesë nxënës nga shkollat fillore: Goce Dellqev, Dimitar Milladinov, Johan Hajnrih - Pestaloci, Kirili dhe Metodij dhe Koço Racin.

Në fillim të evenimentit fjalë përshëndetëse mbajti Drejtori i shkollës Goce Dellçev, z-nja Nade Moleroviq, ndërsa pastaj prezantim edukativ për selektimin dhe riciklimin e mbeturinave elektrike mbajtën përfaqësues nga Qendra për ndryshime klimaterike.

Aktivitete të ngjashme do të organizohen në gjithë shkollat që janë pjesë e projektit, ndërsa gjatë realizimit të projektit do të mbahen edhe disa punëtori edukative me nxënës të moshave të ndryshme me qëllimtë njohjes me pasojat negative nga veprimi jo i drejtë me mbeturinat elektrike.

Qëllimi është të ngritët vetëdija tek gjeneratat më të reja për nevojën e domosdoshme të veprimit të drejtë me këtë lloj të mbeturinave, ndërsa për tre shkollat të cilat do të grumbullojnë më shumë sasi të e-mbeturinave do të vijojnë dhe shpërblime me vlerë të cilat do të sigurohen përmes projektit.

Për veprimin e mëtejmë me e-mbeturinat e grumbulluara do të kujdeset SHPK ELKOLEKT Shkup, veprues kolektiv i licensuar, i cili njëkohësisht është edhe përkrahës i projektit.

Galeri


Brochure

MK AL EN
ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura