NGJARJE

Kompania SHPK Elkolekt - Shkup, i shpërblen qytetarët e ndërgjegjshëm për veprim të duhur me mbeturinat elektrike dhe elektronike në Komunën e Manastirit


Kompania SHPK Elkolekt - Shkup, i shpërblen qytetarët e ndërgjegjshëm për veprim të duhur me mbeturinat elektrike dhe elektronike në Komunën e Manastirit, ku janë tërhequr 5 kuponë shpërblyes për pjesëmarrësit, të cilët gjatë lojës shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" dorëzuan Mbeturina Elektrike dhe Elektonike në Eko magazinat e SHPK ELKOLEKT - Shkup.

Kompania SHPK ELKOLEKT - Shkup në bashkëpunim me Komunën e Manastirit dhe NPK "Komunalec" - Manastir, në periudhën prej 04.09 deri në 31.10.2017, e realizoi ciklin e tretë të lojës shpërblyese "Të riciklojmë dhe të shpërblehemi". Tërheqja e shpërblimeve për pjesëmarrësit nga kjo Komunë u mbajt në datë 31.10.2017 kur u bënë të njohur fituesit e shpërblimeve të cilat i siguroi SHPK ELKOLEKT - Shkup, me qëllim që të shpërblehet ndërgjegjja e qytetarëve për veprim të duhur me mbeturinat elektrike dhe elektronike. Tërheqja e kuponëve shpërblyes, u organizua në hapësirat e NPK "Komunalec", rr.16 pn, dhe nën mbikëqyrje të komisionit prej tre anëtarë e përbërë nga dy anëtarë nga Komuna dhe një anëtarë nga ELKOLEKT:

Awarded cupons are:

  Shpërblimi Numër serik
1 Toster Hjundai SM 626 018015
2 Pionir DVD 018003
3 Telefon LTE - G Class 018037
4 Fotoaparat Sony DSC - W800B 018043
5 LED TV 018020


Shpërblimet mund të tërhiqen në hapësirat e NPK "Komunalec", rr. 16 pn.

SHPK ELKOLEKT - Shkup, i uron fituesit nga Komuna e Manastirit dhe i fton që të vazhdojnë ta selektojnë dhe vendosin e-mbeturinat në ekomagazinat e SHPK ELKOLEKT - Shkup.


Brochure

MK AL EN
ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura