NGJARJE

Elkolekt me eko aksion të madh për grumbullimin e mbetjeve nga bateritë në 25 shkolla fillore në Republikën e Maqedonisë


СSuper heronjtë nga shkollat tona me mbështetje të Elkolekt do ta pastrojnë ambientin jetësor nga mbeturinat e baterive Nga kjo pranverë, duke përfshirë edhe muajin nëntor, kompania Elkolekt filloi me eko aksion të madh për grumbullimin e mbeturinave nga bateritë në 25 shkolla fillore në 11 komuna në Republikën e Maqedonisë. Komunat që janë të përfshira në këtë eko aksion janë: Manastiri, Kumanova, Ohri, Gazi Baba, Strumica, Bosilova, Kriva Pallanka, Rankovca, Vasileva, Debërca dhe Novo Sella. Në bashkëpunim me shkollat, kompania Elkolekt përgatiti material edukativo-informativ dhe eko kutia të posaçme të cilat janë vendosur në lokacione të dukshme në objektet e shkollave. Në eko kutitë nxënësit do t'i dorëzojnë mbeturinat nga bateritë të cilat krijohen në amvisëritë e tyre dhe në atë mënyrë do të parandalojnë rrejdhjen e substancave të rrezikshme si zinku, litiumi, plumbi, kadmiumi dhe zhiva të cilat përmbahen tek bateritë që mos e ndotin tokën, ujërat nëntokësor dhe sipërfaqësor. Kompania Elkolekt si veprues i licensuar kolektiv me mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët, në vazhdimësi merr hapa konkret për ngritjen e vetëdijes kolektive fillimisht tek fëmijët për domosdoshmërinë e selektimit primar të mbeturinave nga bateritë dhe mos përzierja e tyre me llojet e tjera të mbeturinave. Qëllimi i Elkolekt gjatë realizimit të këtij eko aksioni të madh është të nxisë krijimin e praktikave të mira tek fëmijët që në moshat e vogla dhe të zvogëlojë sasinë e mbeturinave nga bateritë që përfundojnë në ambientin jetësor. Këtë aksion Elkolekt do ta realizojë në shkollat fillore si në vijim::

 

 

EMRI I KOMUNËS

EMRI I SHKOLLËS FILLORE

MANASTIR

"Stiv Naumov"

"Klimenti i Ohrit"

"Dame Gruev"

"Kole Kaninski"

"Todor Angelovski"

DEBËRC

"Debërca - f.Bellqishtë"

BOSILOVË

"Goce Dellçev"

KRIVA PALLANKË

"Joakim Krqovski"

RANKOVCË

"Hristijan Todorovski Karposh"

VASILEVË

"Goce Dellçev"

KUMANOVË

"Hristijan Todorovski Karposh"

"Vëllezërit Milladinovci"

"Kërste Misirkov"

"Koqo Racin"

"Jeronim De Rada"

GAZI BABË

"Grigor Përliqev"

"Naum Naumovski - Borqe"

"25 Maji"

"Stiv Naumov"

"Krum Toshev"

STRUMICË

„Сандо Масев“

"Vidoje Podgoreci"

NOVO SELLË

"Manus Turnovski"

OHËR

"Shën Klimenti i Ohrit"

"Hristo Uzunov"

Брошура

MK АЛ ЕН
ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura