NGJARJE

U mbajt eko-hepening "Luaj, këndo dhe riciklo E-mbeturina"


Luaj, këndo dhe riciklo E-mbeturina është një eko-hepening i madh i cili u mbajt në datë 29.05.2016 në Parkun e Qytetit në "Shkollka", me qëllim të promovimit të veprimit të drejtë me mbeturinat elektrike dhe elektronike dhe ngritjen e vetëdijes kolektive për nevojën e selektimit dhe riciklimit të këtij lloji të mbeturinave.

Evenimenti u organizua në kuadër të projektit "E-mbeturinat krijojnë mundësi", e implementuar nga Qendra për ndryshime klimaterike ndërsa e financuar nga Ambasada Amerikane në Shkup.

Në eveniment morën pjesë nxënës nga më tepër shkolla fillore nga Shkupi, të cilët me programin e shumëllojshëm argëtues me temë mbeturinat elektrike dhe elektronike, dhanë mesazhe për publikun për mënyrën e veprimit me këtë lloj të mbeturinave dhe ndikimet negative të tyre mbi ambientin jetësor.

Në kuadër të projektit "E-mbeturinat krijojnë mundësi", u mblodhën 5.085 kg mbeturina elektrike dhe elektronike, për marrjen dhe veprimin e të cilit gjatë vitit arsimor u kujdes SHPK Elkolekt Shkup.

Me qëllim që t'i motivojë shkollat të cilët dorëzuan e-mbeturina në kuadër të këtij projekti Elkolekt siguroi shpërblime me vlerë - 11 printerë. Gjithashtu, Elkolekt do të vazhdojë t'i grumbullojë e-mbeturinat nga kontejnerët të cilët janë vendosur në shkolla në kuadër të këtij projekti edhe në të ardhmen.

Галерија


Brochure

MK AL EN
ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura