ELKOLEKT IN MEDIA

Elkolekt fillon me ciklin e tretë nga loja shpërblyese "Të riciklojmë dhe të shpërblehemi"


Elkolekt filloi me ciklin e tretë nga loja shpërblyese "Të riciklojmë dhe të shpërblehemi" Pas suksesit në dy ciklet e kaluara nga loja shpërblyese "Të riciklojmë dhe të shpërblehemi"

Elkolekt paralajmëron edhe një eko aksion të ri për pastrimin e shtëpive nga mbeturinat elektrike dhe elektronike SHPK Elkolekt, si kompani me kontribut më të madh në ruajtjen e ambientit jetësor për vitin 2017, në vazhdimësi i shpërblen qytetarët e përgjegjshëm të cilët me përgjegjësi sillen me eliminimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike, dhe në kontribut të ruajtjes së ambientit rrethues dhe shëndetit të njerëzve.h.

Pas dy cikleve të suksesshme të lojës shpërblyese "Të riciklojmë dhe të shpërblehemi", në komunat e Gjorqe Petrovit, Karposhit, Berovës, Gjevgjelisë, Bogdancit, Gazi Babës, Kumanovës, Kriva Pallankës dhe Rankovces, të cilat rezultuan me krijimin dhe përkëdheljen e praktikave të shkëlqyeshme dhe interes tek qytetarët, bashkëpunim të frytshëm me ekipet e komunave dhe mbështetje nga kryetarët e komunave, Elkolekt, në ciklin e tretë nga loja shpërblyese për grumbullimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike i përfshiu komunat e Ohrit, Manastirit, Prilepit dhe Debërcës. Pas tashmë emrit të njohur "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI", cikli i tretë i lojës shpërblyese të cilën Elkolekt e organizon në bashkëpunim me katër komuna në territorin e Republikës së Maqedonisë, do të ndodhë në periudhën prej 04 shtator të vitit 2017 deri në 31 Tetor të vitit 2017, me qëllim ngritjen e vetëdijes kolektive tek qytetarët për nevojën e veprimit të drejtë me këtë lloj mbeturinash. Për ciklin e tretë nga loja shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" Elkolekt siguroi fond shpërblyes të përgjithshëm prej 20 dhurata me vlerë nga të cilat: katër LED TV, katër fotoaparatë Sony DSC W800B, katër Gigabyte Smart telefon G Class- LTE, Dual Sim, 5.00" HD IPS(1Z80*720pix), katër Pionir DVD 2242 dhe katër tosterë Hjundai SM626 (nga pesë shpërblime në secilën prej katër komunave).

Sipas rregullave të lojës shpërblyese, fitues potencial i një nga këtyre shpërblimeve është çdo qytetar i moshës madhore i cili për kohëzgjatjen e lojës shpërblyese, në komunën e tij, do të dorëzojë mbeturina nga pajisjet elektrike ose elektronike, në lokacion ku është vendosur eko magazini i kuq i njohur i Elkolektit. Dorëzimi mund të bëhet çdo ditë pune. Qytetarët që do t'i dorëzojnë mbeturinat elektrike dhe elektronike deri te eko magazinat e Elkolektit në komunën e tyre, përfitojnë kupon për pjesëmarrje në lojën shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI". Kuponi ku është shkruar numri rendor dhe përmban edhe vulë nga organizatori është i përbërë nga dy pjesë të njëjta. Njërën pjesë të kuponit e mban pjesëmarrësi si fakt për pjesëmarrje në lojën shpërblyese, ndërsa pjesën tjetër të kuponit e vendosin në një kuti nga e cila do të bëhet tërheqja në ditën e fundit nga loja shpërblyese e paraparë për çdo komunë.

Për çdo aparat të dorëzuar, pjesëmarrësi në lojën shpërblyese përfiton një kupon. Me dorëzimin e më shumë aparateve përfitohet numër i caktuar i kuponëve, me çka rriten gjasat për shpërblim. Disa lloje të caktuara të pajisjeve sjellin edhe nga dy kupona: aparate të mëdha shtëpiake; pajisje për teknologji informatike dhe telekomunikim; pajisje për përdorim të gjerë dhe për argëtim; mjete elektrike dhe elektronike. Lokacionet e eko magazinave të Elkolektit në komunat ku do të realizohet cikli i tretë nga loja shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" janë:

  • Komuna e Ohrit: "Mehanizimi" rr.Asnom pn dhe Drejtoria e NP "Komunalja e Ohrit" - Ohër
  • Komuna e Manastirit: NP "Komunalja" rr.16 pn - Manastir
  • Komuna e Debërcës: Para ndërtesës së komunës f.Bellçishtë
  • Komuna e Prilepit: NPK "Komunalja" rr.Trajko Nikolloski pn - Prilep.

  • Të gjithë qytetarët të cilët kanë aparate elektrike ë pashfrytëzueshme dhe të prishura, kompjuterë, monitorë, procesorë dhe aparate tjera nga amvisëritë, të cilët do t'i sjellin në lokacionet e përcaktuara gjatë periudhës së kohëzgjatjes së këtij aksioni në komunat e tyre, kanë mundësi të lirohen nga mbeturinat e rrezikshme dhe të bëhen fitues potencial të shpërblimeve. Rezultatet e tërheqjes do të shpallen në ueb faqen e Elkolekt: www.elkolekt.mk.

    Kompania Elkolekt në bashkëpunim me komunat e realizon këtë aksion me shpërblimin e qytetarëve të përgjegjshëm me qëllim të ngritjes së vetëdijes kolektive për mënyrën se si duhet të veprohet me këtë lloj të mbeturinave, duke marrë parasysh se mbeturinat elektrike dhe elektronike mund të përmbajnë materiale të rrezikshme të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe për ambientin përreth, si dhe për shkak se është e ndaluar dhe e dënueshme që të hidhen këto mbeturina në kotejnerë, bashkë me mbeturinat komunale.

    Gjatë këtij viti, Elkolekt planifikon realizimin e aksioneve të reja dhe loja shpërblyese në komunat e tjera me të cilat bashkëpunon në planin e zgjidhjeve konkrete për eliminim të mbeturinave elektrike dhe elektronike dhe ngritjen e vetëdijes kolektive tek qytetarët për nevojën e selektimit dhe grumbullimit të veçantë të këtyre mbeturinave.

    Përmes lojërave shpërblyese dhe aktiviteteve me përgjegjësi shoqërore të organizuara në nivel lokal, kompania Elkolekt dëshiron të falënderojë qytetarët të cilët mbeturinat e tyre të rrezikshme e dorëzojnë në vendet e caktuara, dhe njëkohësisht t'i nxisë të tjerët ë veprojnë në mënyrë të njëjtë, duke i kujtuar për domosdoshmërinë për ruajtjen e ambientit jetësor dhe shëndetin e njeriut.

     

    ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura