ELKOLEKT IN MEDIA

Udhëheqësja e kompanisë SHPK Elkolekt, Fana Hristovska, në datë 24.07.2017 mori pjesë në emisionin e mëngjesit në TV Sitel "E dua Maqedoninë"


  • 24.07.2017
  • Burimi: Sitel TV

Udhëheqësja e kompanisë SHPK Elkolekt, Fana Hristovska, në datë 24.07.2017 mori pjesë në emisionin e mëngjesit në TV Sitel "E dua Maqedoninë". Përmes informacioneve me interes dhe këshillave edukative për qytetarët, kompania SHPK Elkolekt, rikujtoi domosdoshmërinë e trajtimit të veçantë të mbeturinave elektrike dhe elektronike i cili nuk duhet të përzihet me llojet e tjera të mbeturinave. SHPK Elkolekt, si kompani me kontribut më të madh në ruajtjen e ambientit jetësor për vitin 2017, në vazhdimësi realizon lojëra shpërblyese dhe eko aksione si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Përfshirë muajin nëntor të vitit 2017, në vijim është edhe eko aksioni i madh për grumbullimin e mbeturinave nga bateritë në 25 shkolla fillore në Republikën e Maqedonisë, qëllimi i së cilës është të nxisë praktika të mira tek fëmijët edhe në fazat e hershme dhe ta zvogëlojë sasinë e mbeturinave nga bateritë të cilat do të përfundojnë në ambientin jetësor.

Përmes lojërave shpërblyese, eko aksionet dhe aktivitetet me përgjegjësi shoqërore, kompania SHPK Elkolekt dëshiron t'i falënderojë qytetarët të cilët mbeturinat e tyre të rrezikshme i dorëzojnë në lokacionet e përcaktuara, dhe njëkohësisht t'i nxisë të tjerët për eliminimin e mbeturinave të rrezikshme nga hapësirat e tyre shtëpiake ose afariste, duke rikujtuar për domosdoshmërinë e ruajtjes së ambientit jetësor dhe shëndetit të njerëzve..

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura