ELKOLEKT IN MEDIA

Elkolekt e fitoi shpërblimin si kompani me kontribut më të madh në mbrojtjen e ambientit jetësor për vitin 2017 nga Qyteti i Shkupit


"Ky konkurs tradicional Qyteti i Shkupit e shpalli në datën 21 mars të këtij viti dhe paraqitja zgjati deri në datën 16 maj të këtij viti në kuadër të manifestimit "Ditët e pranverës - Ditët e ekologjisë". "Më paraqet kënaqësi, që këtë vit, arritën shumë kërkesa nga qytetarët e interesuar, shoqatat joqeveritare, entet publike, ndërmarrjet dhe persona tjerë fizik dhe juridik. Qëllimi i këtij konkursi është të stimulohen dhe nxiten qytetarët të kujdesen për ambientin jetësor dhe natyrën" - theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.

Shpërblimin për kontribut më të madh në mbrojtjen e ambientit jetësor, këtë vit i'u shpërnda Fana Hristovskës - udhëheqëse e Elkolekt.

Kjo është një mirënjohje e rëndësishme dhe një nxitje më e madhe, kompania Elkolekt, me punë të vazhdueshme, të vazhdojë me edukimin dhe përforcimin e ndërgjegjes së qytetarëve për nevojën e selektimit të mbeturinave elektrike dhe elektronike. Shpërblimin për kompaninë me kontributin më të madh në ambientin jetësor, do t'i jepet Institutit për sëmundjet e mushkërive tek fëmijët Kozle, në Shkup - theksoi Fana Hristovska - udhëheqëse e Elkolekt.

Si veprues kolektiv me mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike kompania Elkolekt, njohuritë dhe shkathtësitë e saja i drejton kah vendosja e sistemit funksional për veprim me mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe akumulatorët, në mënyrë që nuk krijon angazhim plotësues në ambientin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura