ELKOLEKT IN MEDIA

ELKOLEKT FILLON ME CIKËL TË RI NGA LOJA SHPËRBLYESE "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI"


Pas eko aksionit të realizuar me sukses vitin e kaluar në Komunat: Gjorqe Petrov, Karposh, Berovë, Gjevgjeli dhe Bogdanc nën moton "Të riciklojmë dhe të shpërblehemi", e cila rezultoi me krijimin e praktikave të mira tek banorët e komunave të lartë përmendura, Elkolket vendosi që t'i vazhdojë aktivitetet e veta edhe këtë vit në drejtim të njëjtë.

SHPK Elkolekt banorëve të Komunave: Gazi Babë, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Rankovcë në periudhën prej datës 2 maj deri në 28 qershor, do t'i mundësojë të marrin pjesë në aksionin për eliminimin nga mbeturinat e aparateve të tyre elektrike dhe elektronike dhe njëkohësisht të bëhen fitues potencial i një nga pesë shpërblimeve me vlerë (LED televizorë, fotoaparat, smart telefona, DVD ose toster).

Banorëve të Gazi Babës, Kumanovës, Kriva Pallankës dhe Rankovcës mbeturinat nga aparatet elektrike dhe elektronike mund t'i sjellin shpërblime me vlerë. Çdo qytetar i moshës madhore i cili do të dorëzojë mbeturina nga aparatet elektrike dhe elektronike në eko magazinat e Elkolekt të vendosura në territorin e Komunës së Gazi Babës bëhet fitues potencial i shpërblimeve me vlerë. Me rritjen e numrit të mbeturinave nga aparatet të dorëzuara rritet edhe mundësia për fitimin e shpërblimit.

Kompania Elkolekt në bashkëpunim me komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë, ku janë të vendosura eko magazinat e kuqe të njohura të Elkolektit, tashmë është e vendosur edhe praktika e shpërblimit të qytetarëve të ndërgjegjshëm të cilët me përgjegjësi sillen me eliminimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike, e gjitha kjo në llogari të ruajtjes së ambientit jetësor dhe shëndetit "Të riciklojmë dhe të shpërblehemi", në bashkëpunim me katër komuna në territorin e Republikës së Maqedonisë do të realizohet në periudhën prej 2 Maj deri në 28 Qershor.

Për lojën shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" Elkolekt siguroi fond të përgjithshëm shpërblyes prej 20 shpërblimeve me vlerë prej të cilave: katër lED TV, katër fotoaparatë Sony DSC W800B, katër Gigabyte smar telefonë G Class - LTE, Dual Sim, 5,00" HD IPS(1Z80*720 pix), katër Pionir DVD 2242 dhe katër tosterë Hjundai SM626 (nga pesë shpërblime në secilën prej katër komunave të përmendura). Fitues potencial i një nga këto pesë shpërblime është çdo qytetar i moshës madhore i cili gjatë kohëzgjatjes së lojës shpërblyese, do të dorëzojë mbeturina elektrike ose elektronike, në lokacionin ku është vendosur eko magazina e SHPK Elkolekt në territorin e Komunave të lartë përmendura.

Për çdo mbeturinë nga aparatet elektrike dhe elektronike të dorëzuara në eko magazinat e Elkolekt në një nga lokacionet e përmendura pjesëmarrësi përfiton një kupon për pjesëmarrje në lojën shpërblyese "Të riciklojmë dhe të shpërblehemi". Kuponi në të cilin është i shkruar numri rendor dhe përmban vulë nga organizatorët është i përbërë nga dy pjesë identike. Njërën pjesë të kuponit e mban pjesëmarrësi si fakt për pjesëmarrje në lojën shpërblyese, ndërsa pjesën tjetër duhet ta dorëzojë në kutinë e vulosur nga e cila do të bëhet tërheqja e fituesve. Është me rëndësi të theksohet se disa lloje të mbeturinave nga aparatet elektrike dhe elektronike sjellin edhe nga dy kuponë: aparate të mëdha shtëpiake, pajisje për teknologji informatike dhe telekomunikim, pajisje për përdorim të gjerë dhe për argëtim, TV, mjete elektrike dhe elektronike dhe lojëra elektronike dhe pajisje për argëtim dhe sport. Duke filluar me këtë aksion për 5 poçe elektrik të dorëzuar fitohet një kupon shpërblyes. Për çdo aparat të dorëzuar, pjesëmarrësi përfiton një kupon. Me dorëzimin e numrit ë të madh të aparateve përfitohet numër i caktuar i kuponëve, me çka rriten mundësitë për shpërblim. Lloje të caktuara të mbeturinave nga aparatet sjellin edhe nga dy kuponë: aparate të mëdha shtëpiake; pajisje për teknologji informatike dhe telekomunikim; pajisje për përdorim të gjerë dhe për argëtim; mjete elektrike dhe elektronike. Rezultatet nga tërheqja do të shpallen në ueb faqen e SHPK Elkolekt www.elkolekt.mk dhe në ueb faqen e komunës Tuaj Lokacionet e eko magazinave të Elkolekt në komunat ku do të realizohet loja shpërblyese "Të riciklojmë dhe të shpërblehemi"

  1. Në Komunën e Gazi Babës - rr.Lazar Pop Trajkov nr.26 - Avtokomandë dhe rr.6 - f.Stajkovci (në afërsi të SHF "Kirili dhe Metodij")
  2. Komuna e Kumanovës - SHF "H.T. Karposh" SHF "Koço Racin", SHF "Vëllezërit Milladinovci", Jeronim De Rada - Çerkez
  3. Komuna e Kriva Pallankës - Përreth murit të lumit Kriva reka, tek stacioni i autobusëve
  4. Komuna e Rankovcës: TPPE Rankovcë - njësia e zjarrëfikësve.

Me ndihmën e SHPK Elkolekt të gjithë qytetarët të cilët kanë mbeturina nga aparatet elektrike dhe elektronike si: kompjuterë, monitorë, procesorë, shporetë elektrik, pjekëse, hekur, mikser, aparat për lëngje etj, dhe të njëjtat do t'i sjellin në lokacionet e përcaktuara gjatë kohëzgjatjes së këtij aksioni në komunat e tyre, përveç se do kenë mundësi të lirohen nga mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike nga shtëpitë e tyre por fitojnë edhe mundësinë të jenë fitues potencial i një nga pesë shpërblimeve me vlerë. Kompania SHPK Elkolekt në bashkëpunim me komunat: Gazi Babë, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Rankovcë e realizojnë këtë aksion për shpërblimin e qytetarëve të vetëdijshëm me qëllim të ngritjes së vetëdijes kolektive për mënyrën se si duhet të deponohet ky lloj i mbeturinave, duke marrë parasysh se mbeturinat elektrike dhe elektronike në vete përmbajnë materiale të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin i cili e rrethon, si dhe për shkakun se është e ndaluar dhe e dënueshme që të hidhen këto lloje të mbeturinave bashkë me mbeturinat e tjera komunale. Përmes lojërave shpërblyese dhe aktiviteteve me përgjegjësi shoqërore në organizuara në nivel lokal, kompania SHPK Elkolekt dëshiron të falënderojë qytetarët të cilët mbeturinat e tyre të rrezikshme e dorëzojnë në vendet e caktuara, dhe njëkohësisht t’i nxisë të tjerët për eliminimin e mbeturinave të rrezikshme nga hapësirat e tyre shtëpiake dhe afariste, duke rikujtuar domosdoshmërinë e ruajtjes së ambientit jetësor dhe shëndetit të njeriut. Gjatë këtij viti, Elkolket planifikon realizimin e aksioneve të reja dhe lojërave shpërblyese në komunat e tjera me të cilat bashkëpunon në planin e zgjidhjeve konkrete për eliminimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike dhe ngritjen e vetëdijes kolektive tek qytetarët për nevojën e trajtimit të duhur të këtij lloji të mbeturinave.

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura