Elkolekt me një eko aksion të madh për grumbullimin e mbeturinave nga bateritë në 25 shkolla fillore në Republikën e Maqedonisë Super heronjtë nga shkollat tona me mbështetje të Elkolekt do ta pastrojnë ambientin jetësor nga mbeturinat e baterive Nga kjo pranverë, duke përfshirë edhe muajin nëntor, kompania Elkolekt filloi me eko aksion të madh për grumbullimin e mbeturinave nga bateritë në 25 shkolla fillore në 11 komuna në Republikën e Maqedonisë. Komunat që janë të përfshira në këtë eko aksion janë: Manastiri, Kumanova, Ohri, Gazi Baba, Strumica, Bosilova, Kriva Pallanka, Rankovca, Vasileva, Debërca dhe Novo Sella.
Në bashkëpunim me shkollat, kompania Elkolekt përgatiti material edukativo-informativ dhe eko kutia të posaçme të cilat janë vendosur në lokacione të dukshme në objektet e shkollave. Në eko kutitë nxënësit do t'i dorëzojnë mbeturinat nga bateritë të cilat krijohen në amvisëritë e tyre dhe në atë mënyrë do të parandalojnë rrjedhjen e substancave të rrezikshme si zinku, litiumi, plumbi, kadmiumi dhe zhiva të cilat përmbahen tek bateritë që mos e ndotin tokën, ujërat nëntokësor dhe sipërfaqësor.
Kompania Elkolekt si veprues i licensuar kolektiv me mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët, në vazhdimësi merr hapa konkret për ngritjen e vetëdijes kolektive fillimisht tek fëmijët për domosdoshmërinë e selektimit primar të mbeturinave nga bateritë dhe mos përzierja e tyre me llojet e tjera të mbeturinave.
Qëllimi i Elkolekt gjatë realizimit të këtij eko aksioni të madh është të nxisë krijimin e praktikave të mira tek fëmijët që në moshat e vogla dhe të zvogëlojë sasinë e mbeturinave nga bateritë që përfundojnë në ambientin jetësor.
Këtë aksion Elkolekt do ta realizojë në shkollat fillore si në vijim:
|
|
EMRI I KOMUNËS |
EMRI I SHKOLLËS BAZË |
MANASTIR |
„Stiv Naumov“ |
„Kliment Ohridski“ |
|
„Dame Gruev“ |
|
„Kole Kaninski“ |
|
„Todor Angelovski“ |
|
DEBËRC |
„DEBËRC - s.Belcishta“ |
BOSILOVË |
„Goce Delcev“ |
KRIVA PALLANKË |
„Joakim Krchovski“ |
RANKOVCË |
„Hristijan Todorovski Karposh“ |
VASILEVË |
„Goce Delchev“ |
KUMANOVË |
„Hristijan Todorovski Karposh“ |
“Braka Miladinovci“ |
|
„Krste Misirkov“ |
|
„Koco Racin“ |
|
„Jeonim de Rada“ |
|
GAZI BABË |
„Grigor Prlichev“ |
„Naum Naumovski - Borche“ |
|
„25 Maj“ |
|
„Stiv Naumov“ |
|
„Krum Toshev“ |
|
STRUMICË |
„Sando Masev“ |
„Vidoje Podgorec“ |
|
NOVO SELLË |
„Manus Turnovski“ |
OHËR |
„sv.Kliment Ohridski“ |
„Hristo Uzunov“ |