ELKOLEKT IN MEDIA

PJESËMARRJA E KAMPANJËS SË ELKOLEKTIT DHE PËRFAQËSUES NGA SHKOLLA "STIV NAUMOV" NË "ZDRAVO MAKEDONIJO"


  • 24.03.2017
  • Burimi:TV Kanal 5

Menaxheri për marketing i Elkolektit, Zdravko Zinzirov, bashkë me nxënësit e shkollës fillore "Stiv Naumov" dhe profesoresha e fizikës Biljana Ristoska, sot morën pjesë në emisionin më të shikuar të mëngjesit në Republikën e Maqedonisë, "Zdravo Makedonijo" në televizionin Kanal 5. Rasti i pjesëmarrjes ishte eko aksioni në shkollën fillore "Stiv Naumov" në të cilin u grumbulluan 30 kilogramë mbeturina nga bateritë.

Kompania Elkolekt si veprues kolektiv i licensuar për mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët, ndërmorën hapa të duhur për ngritjen e vetëdijes kolektive tek të rriturit, ashtu edhe tek fëmijët, theksoi kënaqësi të veçantë për shkak se të rinjtë e kanë marrë mesazhin e domosdoshmërisë për trajtim të veçantë të mbeturinave nga bateritë dhe akumulatorët ashtu edhe e-mbeturinat të cilat nuk duhet të përzihen me llojet e tjera të mbeturinave.

Kompania Elkolekt paralajmëroi aktivitete të karakterit të njëjtë, me të cilat, gjatë vitit aktual 2017 do të përfshihen 30 shkolla fillore nga e gjithë Republika e Maqedonisë.

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura