ELKOLEKT IN MEDIA

Nxënësit e SH.K. "Stiv Naumov" të cilët grumbulluan 30 kilogramë bateri, të shpërblyer nga Elkolekt


Nxënësit e SH.K. "Stiv Naumov" të cilët grumbulluan 30 kilogramë bateri, të shpërblyer nga Elkolekt

Sot, 21 mars, viti 2017, në Shkup, Kompania Elkolekt e shënoi ditën e parë të pranverës me vizitë në shkollën fillore "Stiv Naumov" në lagjen e Shkupi - Avtokomandë, me qëllim që t'i shpërblejë nxënësit e përgjegjshëm për vetë iniciativën e tyre për grumbullimin e mbeturinave nga bateritë. Aksionin të cilin nxënësit e realizuan të udhëhequr nga profesoresha e fizikës Biljana Ristoska rezultoi me 30 kilogramë bateri të grumbulluara, të cilat nxënësit e ndërgjegjshëm nuk lejuan që të hidhen me mbeturinat e tjera dhe nga ato të rrjedhin materiet e dëmshme dhe të shkaktojnë ndotje të tokës, ujërat nëntokësor ose mbitokësor. Veprimi i drejtë i të rinjve të ndërgjegjshëm me mbeturinat e baterive si lloj i veçantë i mbeturinave, u vërejt nga përfaqësuesit e kompanisë Elkolekt, ndërsa gjatë vizitës së sotme, aksioni i tyre u shpërblye me qëllim që të theksohen shembujt pozitiv.

Nxënësit e shkollës fillore "Stiv Naumov" të njohur me rreziqet që mund t'i shkaktojnë mbeturinat nga bateritë me rrjedhjen e substancave të rrezikshme që i përmbajnë, siç janë zinku, litiumi, kallaji, kadmiumi dhe zhiva, me këtë eko aksion vërtetuan se praktikat e mira krijohen në vitet e hershme. Pjesa më e madhe e baterive u mblodhën nga nxënësit e klasës së dytë B, të cilët nga kompania Elkolekt fituan shpërblime të veçanta. Nxënësit që me buzëqeshje dhe me poezi për natyrën dhe ekologjinë, i pritën përfaqësuesit e kompanisë Elkolekt, theksuan se pjesa më e madhe e baterive të harxhuara janë nga lojërat e tyre të fëmijërisë, komandave të televizorëve, orët ose telefonat mobil të vjetëruar të anëtarëve të familjes.

"Kemi kënaqësinë dhe nderin që të shoqërohemi dhe t'i shpërblejmë ruajtësit e ambientit jetësor. Me këtë aksion nxënësit e shkollës fillore Stiv Naumov, drejtpërdrejtë kontribuan që të zvogëlohet ndikimi negativ mbi ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve nga ky lloj i mbeturinave. për atë shkak, ato janë super heronjtë tanë." - theksoi Zdravko Zinzirov, menaxher për marketing i Elkolekt.

"Mendoj se edukimi për ndikimet negative të mbeturinave nga bateritë është e një rëndësie të madhe dhe duhet të fillojë nga mosha më e hershme. Në natyrën e fëmijëve është edhe nevoja instiktive për afërsi me natyrën dhe kujdesin ndaj saj. Çdo pedagog dhe arsimtar është e nevojshme të kontribuojë në edukimin dhe informimin e nxënësve për selektim primar të mbeturinave të dëmshme dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e ambientit jetësor." - theksoi Biljana Ristoska profesoreshë e Fizikës në këtë shkollë, e cila është inciatorja kryesore e këtij aksioni.

Kompania Elkolekt si veprues kolektiv i licensuar për mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët, ndërmorën hapa të duhur për ngritjen e vetëdijes kolektive tek të rriturit, ashtu edhe tek fëmijët, për domosdoshmërinë për trajtim të veçantë të mbeturinave nga bateritë dhe akumulatorët ashtu edhe e-mbeturinat të cilat nuk duhet të përzihen me llojet e tjera të mbeturinave. Për atë qëllim, Elkolekt në vazhdimësi vendos tubacione për riciklim të mbeturinave nga bateritë në shkollat fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë, dhe me qëllim që t'i edukojë, t'i nxisë dhe t'i lehtësojë në eliminimin e këtij lloji të mbeturinave të gjithë pjesëmarrësve.

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura