ELKOLEKT IN MEDIA

Elkolekt rikujton për domosdoshmërinë e trajtimit të veçantë të llojit të mbeturinave që rriten më shpejt në botë "E-mbeturinat"


Elkolekt rikujton për domosdoshmërinë e trajtimit të veçantë të llojit të mbeturinave që rriten më shpejt në botë "E-mbeturinat". Ndotja është veçse një term i njohur në të gjithë botën dhe temë e shumë debateve. Informimi i qytetarëve po rritet, me atë edhe ndërgjegjja e tyre për selektimin dhe menaxhimin e mbeturinave të tyre. Gjithsesi, në nivel global, me të vërtetë një numër i madh i njerëzve, nga shprehia ose jo informimi, ende i hedhin aparatet e tyre të vjetra elektrike dhe elektronike dhe bateritë në kontejnerët për mbeturina komunale bashkë me mbetjet e ushqimit dhe mbetjet organike.

Kompania Elkolekt si veprues kolektiv i licensuar për mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët, ndërmorën hapa të duhur për ngritjen e vetëdijes kolektive për domosdoshmërinë e trajtimit të veçantë të e-mbeturinave të cilat nuk duhet të përzihen me llojet e tjera të mbeturinave. Falë ndryshimeve të shpejta në teknologji, shprehitë e konsumatorëve dhe përshtatjes së çmimeve nga ana e prodhuesve, elektronika e harxhuar u bë lloji i mbeturinave me rritje më të madhe në botë.

"Deri në vitin 2017 në gjithë botën janë hedhur rreth 40 miliardë tonelata mbeturina në vjet, që është ekuivalente me peshën e 126 ndërtesave të Empire State Buildings."

Në botë, njerëzit kanë hedhur 42 milionë tonelata e-mbeturina në vitin 2014. Ky numër pritet të rritet. Në vitin 2017, vëllimi i e-mbeturinave në botë do të peshojë sa 8 piramidat e mëdha të Egjiptit, sipas Kombeve të Bashkuara.

Në listën e aparateve elektrike dhe elektronike të cilat më së shpeshti ndërrohen me të reja në botë, paraprijnë telefonat mobil, shpesh për shkak të përparimit të shpejtë të teknologjisë dhe dëshirës së njerëzve ta kenë modelin "më të ri", aparatet e vogla të kuzhinës, monitorët, televizorët, akumulatorët, bateritë, etj.

Qytetarët janë të interesuar të informohen për rëndësinë e selektimit të mbeturinave, si dhe dëmit të këtij lloji të mbeturinave nëse do të gjenden në ambientin tonë jetësor.

Sipas Ligjit për menaxhim me mbeturina, mbeturinat elektrike dhe elektronike nuk duhet të përzihet me llojet e tjera të mbeturinave. Në Maqedoni ekzistojnë kompani të licensuara për veprim kolektiv me e-mbeturinat.

Elkolekt si kompani me përgjegjësi shoqërore, bashkë me anëtarët e saj, në mënyrë intensive do të punojë në organizimin e sistemit për menaxhim me mbeturina nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët, informimin e shfrytëzuesve përfundimtar për nevojën e grumbullimit të veçantë të mbeturinave, organizimin e qendrave grumbulluese, ndërmarrjen e disa aktiviteteve për theksimin e nevojës për përpunim, ripërdorim dhe/ose riciklim të mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike, dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët.

Qëllimi i kompanisë është vendosja e një sistemi funksional i cili do të jetë afër qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve, si dhe arritjen e Qëllimeve nacionale për ripërpunimin dhe ripërdorimin e mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike.

Gjatë procesit të arritjes së qëllimeve njëkohësisht zvogëlohen edhe ndikimet e mundshme negative dhe pasojat mbi shëndetin e njerëzve dhe ambientit jetësor.

Kompania Elkolekt, në vazhdimësi vendos eko magazina të posaçme dhe shporta me ngjyrë të kuqe të dallueshme, duke vendosur qendra grumbulluese në territorin e Republikës së Maqedonisë, me qëllim që qytetarëve t'u lehtësohet lirimi nga ky lloj i mbeturinave.

Lokacioni nga Eko-magazina më e afërt e Juaj, ku mund t'i dorëzoni e-mbeturinat e juaja, mund ta gjeni në ueb faqen e Elkolekt.

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura