Pas përfundimit të lojës shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI", tregues për suksesin e aksionit të treguar të Elkolektit është fakti se Eko-magazinat e Elkolekt në komunat e Gjorqe Petrovit, Karposhit, Berovës, Bogdancit dhe Gjevgjelisë edhe pas përfundimit të lojës shpërblyese mbushen me dinamikë të lartë.
Mjaft i madh është interesi i qytetarëve për t'u liruar nga mbeturinat e tyre elektrike dhe elektronike dhe të japin kontributin e tyre drejt një ambienti jetësor më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Loja shpërblyese e Elkolekt "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" u realizua në pesë komuna: Gjorqe Petrov, Karposh, Berovë, Bogdanc dhe Gjevgjeli, në periudhën prej 26 dhjetor të vitit 2016, ndërsa marrjen e shpërblimeve fituesit mund ta realizojnë duke përfshirë datën 31 janar të vitit 2017.
Në evenimente, në secilën nga pesë komunat u organizua shpërndarja e pesëmbëdhjetë shpërblimeve me çka u shënua përfundimi me sukses i karavanit shpërblyes të Elkolekt.
Rezultatet e lojës shpërblyese u shpallën në ueb faqen zyrtare të Elkolekt, si dhe në platformat sociale të Elkolekt: Facebook, Twitter dhe Instagram.
Përmes aksionit të Elkolekt, e realizuar në bashkëpunim me komunat e Gjorqe Petrovit, Karposhit, Berovës, Gjevgjelisë dhe Bogdancit ishte e menduar të nxiten dhe shpërblehen qytetarët e ndërgjegjshëm për veprimin e drejtë me mbeturinat elektrike dhe elektronike, duke rikujtuar domosdoshmërinë e ruajtjes së ambientit jetësor dhe shëndetit të njerëzve.
Në komunat e Berovës dhe Gjorqe Petrovit në evenimentet e shpërndarjes së shpërblimeve morën pjesë edhe vetë kryetarët e komunave të cilët theksuan mbështetjen e tyre për këtë lloj të motivimit të qytetarëve të ndërgjegjshëm me shpërblimin e përkushtimit dhe angazhimit individual i cili është në kontribut të familjeve, rrethit të tyre më të afërt por edhe të komunës.
Emrat e fituesve nga loja shpërblyese e Elkolektit "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI":
TË SHPËRBLYER NË KOMUNËN E BEROVËS
LLOJI I SHPËRBLIMIT |
EMRI I FITUESIT |
LAP TOP |
Toni (Martin) Dimovski |
TELEVIZOR |
Dragi Madevski |
FSHIRËSE |
Duska Fidanska |
TË SHPËRBLYER NË KOMUNËN E GJORQE PETROVIT
LLOJI I SHPËRBLIMIT |
EMRI I FITUESIT |
LAP TOP |
Trajkovska Snezana |
TELEVIZOR |
Rusevski Atanas |
FSHIRËSE |
Donev Slobodan |
TË SHPËRBLYERIT NË KOMUNËN E BOGDANCIT
|
EMRI I FITUESIT |
LAP TOP |
Nadica Madxirova |
TELEVIZOR |
Mite Stamkov |
FSHIRËSE |
Blazo Madzirov |
TË SHPËRBLYERIT NË KOMUNËN E GJEVGJELISË
|
EMRI I FITUESIT |
LAP TOP |
Todor Velokov |
TELEVIZOR |
Angel Palaskarov |
FSHIRËSE |
Zoran Ristov |
TË SHPËRBLYERIT NË KOMUNËN E KARPOSHIT
LLOJI I SHPËRBLIMIT |
EMRI I FITUESIT |
LAP TOP |
Gjurgjica Popovska Jovanovska |
TELEVIZOR |
Olivera Kofrc |
FSHIRËSE |
Valentina Lisickova |