ELKOLEKT IN MEDIA

Përfundoi loja shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" e Elkolektit


Janë tërhequr 15 kuponët shpërblyes, të pjesëmarrësve të cilët gjatë lojës shpërblyese dorëzuan mbeturina elektrike dhe elektronike në eko magazinat e Elkolektit, në komunat e Gjorqe Petrovit, Karposhit, Berovës, Gjevgjelisë dhe Bogdancit.

Interes i lartë nga qytetarët, bashkëpunim konstruktiv me ekipet e komunave dhe mbështetje nga kryetarët e komunave, kështu ekipi i Elkolekt e përmbylli aksionin përmes të cilit ishte e menduar të nxiten dhe shpërblehen qytetarët e ndërgjegjshëm për trajtimin e duhur me mbeturinat elektrike dhe elektronike në komunat e Gjorqe Petrovit, Karposhit, Berovës, Gjevgjelisë dhe Bogdancit.

Loja shpërblyese e Elkolekt "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" filloi në datë 28 nëntor të vitit 2016, ndërsa mbaroi saktësisht në periudhën e festave në kohën kur u dhuruan.

Fana Hristovksa - udhëheqëse e Elkolekt theksoi se është e kënaqur nga rezultati i lojës shpërblyese dhe nga bashkëpunimi me komunat, duke aluduar se këto lloj aksione janë të një rëndësie të madhe për edukimin dhe përforcimin e ndërgjegjes tek qytetarët për nevojën e selektimit të mbeturinave me theks në trajtimin e veçantë kah selektimi i mbeturinave elektrike dhe elektronike. Ajo i falënderoi qytetarët e pesë komunave të cilët morën pjesë në lojën shpërblyese sepse ato drejtpërdrejtë kontribuan që të ulen ndikimet e mundshme negative mbi ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve nga ky lloj i mbeturinave.

Në datë 26 dhjetor të vitit 2016 karvani shpërblyes i Elkolektit i vizitoi 5 komunat në të cilat organizohej loja shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI". Komunat e Gjorqe Petrovit, Karposhit, Berovës, Bogdancit dhe Gjevgjelisë ishin mikpritës në ditën e fundit të lojës shpërblyese dhe secila nga komunat e shënuan në mënyrën e tyre me ngjarje solemne në të cilat u tërhoqën kuponët shpërblyes.

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura