ELKOLEKT IN MEDIA

Loja shpërblyese e "Elkolekt" do të vazhdojë deri në 26 dhjetor


Loja shpërblyese nga Elkolekt do të zgjasë deri në 26 dhjetor

- "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" në Gjorqe Petrov, Berovë, Karposh, Bogdanc dhe Gjevgjeli, do të vazhdojë deri në 26 dhjetor Për shkak të interesit të madh, pjesëmarrja në lojën shpërblyese në të gjithë pesë komunat vazhdon deri në 26 dhjetor

-Në të gjitha pesë komunat tërheqja e fituesve të shpërblimeve do të ndodhë në 26 dhjetor

- Qytetarët të cilët në eko magazinat e Elkolektit do të sjellin mbeturina elektrike dhe elektronike do të marrin kupona për pjesëmarrje me mundësi për të fituar disa shpërblime me vlerë

Elkolekti i lajmëron pjesëmarrësit në lojën shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" se me dorëzimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike në eko magazinat e Elkolektit në komunat: Gjorqe Petrov, Berovë, Karposh, Bogdanci dhe Gjevgjeli, mund të marrin pjesë në lojën shpërblyese deri në 26 dhjetor. Njëkohësisht lajmërohen qytetarët e këtyre komunave se në datën 26 dhjetor në hapësirat e komunave të tyre do të bëhet tërheqja e kuponave të dorëzuara deri atëherë për pjesëmarrje.

"TË RICIKLOJMË QË TË SHPËRBLEHEMI" është emri i lojës shpërblyese e cila nga 28 nëntori deri në 26 dhjetor të vitit 2016, Elkolekt e organizoi në bashkëpunim me komunat: Gjorqe Petrov, Berovë, Karposh, Bodanc dhe Gjevgjeli.

Për këtë qëllim Elkolekt siguroi tre shpërblime me vlerë për çdo komunë, ose fond të përgjithshëm shpërblimi nga 5 HP laptop, 5 televizorë Hyundailedsmart dhe 5 fshirëse Gorenje.

Tërheqjet paraprakisht të planifikuara nëpër komuna, për shkak të interesit të madh për pjesëmarrje, u anuluan për në datën 26 dhjetor të vitit 2016...

Sipas rregullave të lojës shpërblyese, fitues potencial i një nga këtyre shpërblimeve është çdo qytetar i moshës madhore i cili për kohëzgjatjen e lojës shpërblyese, në komunën e tij, do të dorëzojë mbeturina nga pajisjet elektrike ose elektronike, në lokacionin ku është vendosur eko magazina e Elkolektit.

Lokacionet e eko magazinave të Elkolektit në komunat ku zhvillohet loja shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI"

  1. Në komunën e Gjorqe Petrovit - në oborrin e Komunës dhe te këndi i lojërave para urës për në Volkovë,
  2. Në Berovë - tek tregu i qytetit
  3. Në komunën e Karposhit - tek sHF Petar Pop Arsov dhe SHF Vojdan Çernodrinski
  4. Në Bogdanc - në rr.Marshali Tito nr.52
  5. Në Gjevgjeli - në rr. Moinski Pat nr.67 dhe rr.Gjorgji Mitrov pn

Të gjithë qytetarët që kanë aparate të vjetra elektrike të papërdorshme, kompjuterë, monitorë, procesorë dhe aparate tjera nga amvisëritë, të cilët do t'i sjellin në këtë aksion në lokacionet e përcaktuara në komunat e tyre, do të kenë mundësinë që të lirohen nga mbeturinat e rrezikshme dhe të bëhen fitues potencial të shpërblimeve. Rezultatet nga tërheqja do të shpallen në ueb faqen e Elkolektit www.elkolekt.mk.

Përmes lojërave shpërblyese dhe aktiviteteve me përgjegjësi shoqërore të organizuara në nivel lokal, kompania Elkolekt dëshiron të falënderojë qytetarët të cilët mbeturinat e tyre të rrezikshme e dorëzojnë në vendet e caktuara, dhe njëkohësisht t'i nxisë të tjerët për eliminimin e mbeturinave të rrezikshme nga hapësirat e tyre shtëpiake apo afariste, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit jetësor dhe shëndetin e njeriut.

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura