ELKOLEKT IN MEDIA

"TË RICIKLOJMË DHE SHPËRBLEHEMI" NË KOMUNËN E GJORQE PETROVIT


Lirohuni nga aparatet e vjetra dhe përfitoni kupona shpërblyes

Komuna e Gjorqe Petrovit në bashkëpunim me kompaninë "Elkolekt" e realizon aksionin "Riciklojmë dhe shpërblehemi" për ngritjen e vetëdijes kolektive për nevojën e grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave elektronike.

Qytetarët që kanë aparate elektrike të amortizuara, të pashfrytëzueshme, kompjuterë, monitorë, televizorë, fshirëse mbeturinat e tyre të rrezikshme mund t'i përdorin për kuponë për pjesëmarrje në lojën shpërblyese në të cilën shpërblime kryesore janë laptop, televizor dhe fshirëse.

Çdo qytetar i moshës madhore i cili gjatë periudhës së lojës shpërblyese do të dorëzojë mbeturina elektrike ose elektronike, në lokacionin ku është vendosur eko magazina e kuqe e njohur e Elkolektit. Në komunën e Gjorqe Petrovit, eko magazinat e Elkolektit janë vendosur në oborrin e komunës së Gjorqe Petrovit dhe tek lojërat për argëtim para urës për në Volkovë, dhe i njëjti mund të dorëzohet çdo të shtune të javës. Për çdo aparat në veçanti, pjesëmarrësi do të marrë nga një kupon, ndërsa disa lloje të pajisjeve siç janë aparatet e mëdha shtëpiake, pajisje të teknologjisë informatike dhe telekomunikim, mjete elektrike dhe elektronike japin edhe nga dy kupona. Qëllimi i këtij aksioni është ngritja e vetëdijes kolektive për mënyrën se si duhet të magazionohet ky lloj i mbeturinave, duke marrë parasysh se mbeturinat elektrike dhe elktronike në vetvete kanë materiale të rrezikshme të dëmshme për njeriun, si dhe ndalesa për t'u hedhur këto lloj mbeturinash në kontejnerë bashkë me mbeturinat komunale, theksojnë organizatorët. Fillimi i aksionit është 28 nëntori, ndërsa tërheqja e shpërblimeve është në 19 dhjetor. Rezultatet e tërheqjes do të shpallen në ueb faqet e "Elkolekt" dhe komunës së Gjorqe Petrovit.

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura