Janë tërhequr 15 kuponët shpërblyes, të pjesëmarrësve të cilët gjatë lojës shpërblyese dorëzuan mbeturina elektrike dhe elektronike në eko magazinat e Elkolektit, në komunat e Gjorqe Petrovit, Karposhit, Berovës, Gjevgjelisë dhe Bogdancit.
Në pesë komunat në datë 26 dhjetor të vitit 2016, u organizuan evenimente në të cilat morën pjesë një pjesë e pjesëmarrësve, ekipi i komunave dhe përfaqësues të Elkolekt.
Interes i lartë nga qytetarët, bashkëpunim konstruktiv me ekipet e komunave dhe mbështetje nga kryetarët e komunave, kështu ekipi i Elkolekt e përmbylli aksionin përmes të cilit ishte e menduar të nxiten dhe shpërblehen qytetarët e ndërgjegjshëm për trajtimin e duhur të mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike në komunat e Gjorqe Petrovit, Karposhit, Berovës, Gjevgjelisë dhe Bogdancit. Loja shpërblyese e Elkolekt "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" filloi në datë 28 nëntor të vitit 2016 dhe përfundoi gjatë periudhës së festave në kohën e shpërndarjes.
Fana Hristovska - udhëheqëse e Elkolekt theksoi se është e kënaqur nga rezultati i lojës shpërblyese dhe nga bashkëpunimi me komunat, duke aluduar se këto lloj aksione janë të një rëndësie të madhe për edukimin dhe përforcimin e vetëdijes tek qytetarët për nevojën e selektimit të mbeturinave me theks në trajtimin e veçantë tek selektimi i mbeturinave elektrike dhe elektronike. Ajo i falënderoi qytetarët nga pesë komunat të cilat morën pjesë në lojën shpërblyese sepse ato drejtpërdrejtë kontribuan që të ulen ndikimet negative mbi ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve nga ky lloj i mbeturinave.
Në datë 26 dhjetor të vitit 2016 karavani shpërblyes i Elkolektit i vizitoi 5 komunat në të cilat organizoheshte loja shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI". Komunat e Gjorqe Petrovit, Karposhit, Berovës, Bogdancit dhe Gjevgjelisë ishin mikpritës të ditës së fundit të lojës shpërblyese dhe secila nga komunat e shënoi në mënyrën e vet me eveniment në të cilin u tërhoqën kuponët shpërblyes.
Në një pjesë të komunave, në këto evenimente morën pjesë edhe kryetarët e komunave
Sokol Mitrovski kryetari i komunës së Gjorqe Petrovit i falimdeneroi qytetarët e komunës për pjesëmarrjen në selektimin e këtij lloji të mbeturinave dhe e përshëndeti iniciativën e Elkolekt për shpërblim të qytetarëve të ndërgjegjshëm. Ai theksoi se qytetarët janë ideatorë të komunës në të cilën jetojnë dhe pjesëmarrja e tyre në këtë aksion të Elkolekt tregon se ndërgjegjja për nevojën e një komune të pastër ekologjike është në nivel të lartë.
Dragi Naxhinski - kryetari i komunës së Berovës rikujtoi bashkëpunimin pozitiv me Elkolekt dhe theksoi kënaqësinë e vet nga aksioni i suksesshëm, duke potencuar ndërgjegjjen e lartë ekologjike tek qytetarët e tij si dhe mirëkuptimin e rëndësisë së selektimit primar të mbeturinave.
Tërheqja e shpërblimeve në pesë komunat u realizua në çdo komunë në veçanti, në hapësirat e përcaktuara nga komuna dhe nën mbikëqyrje të komisionit prej tre anëtarë e përbërë nga dy anëtarë nga komuna përkatëse dhe nga një anëtarë nga Elkolekt.
Në secilën nga pesë komunat u organizuan evenimente përkatëse në të cilat morën pjesë edhe një pjesë e pjesëmarrësve. U tërhoqën kuponët të marra për aparatet elektrike dhe elektronike të dorëzuara në magazinat e Elkolektit gjatë kohëzgjatjes së lojës shpërblyese. Pjesëmarrësit që morën pjesë gjatë tërheqjes dhe e kishin pjesën tjetër të kuponit me numrin e tërhequr, kishin mundësi menjëherë ta tërheqin shpërblimin. Pjesëmarrësit që nuk morën pjesë gjatë tërheqjes, ndërsa kuponi i tyre me numër rendor ishte në rezultatet e tërheqjes, kanë mundësi duke përfshirë datën 31 janar të lajmërohen në komunën e tyre ose në Elkolekt dhe ta tërheqin shpërblimin. Marrja e shpërblimeve kryhet me pjesën tjetër të kuponit - si fakt dhe me dokument për identifikim.
REZULTATET NGA LOJA SHPËRBLYESE "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI"
KOMUNA E KARPOSHIT
LLOJI I SHPËRBLIMIT |
EXTRACTED COUPON NUMBER |
FSHIRËSE |
002782 |
TELEVIZOR |
002797 |
LAP TOP |
004194 |
KOMUNA E GJORQE PETROVIT
LLOJI I SHPËRBLIMIT |
EXTRACTED COUPON NUMBER |
FSHIRËSE |
007395 |
TELEVIZOR |
005258 |
LAP TOP |
006272 |
KOMUNA E BEROVËS
LLOJI I SHPËRBLIMIT |
EXTRACTED COUPON NUMBER |
FSHIRËSE |
009611 |
TELEVIZOR |
009849 |
LAP TOP |
009718 |
KOMUNA E GJEVGJELISË
LLOJI I SHPËRBLIMIT |
EXTRACTED COUPON NUMBER |
FSHIRËSE |
008068 |
TELEVIZOR |
007825 |
LAP TOP |
008078 |
KOMUNA E BOGDANCIT
LLOJI I SHPËRBLIMIT |
EXTRACTED COUPON NUMBER |
FSHIRËSE |
010704 |
TELEVIZOR |
009025 |
LAP TOP |
010715 |
Tash në këtë periudhë festash, Elkolekt solli gëzim plotësues. Më të lumtur ishin pronarët e kuponëve shpërblyes të tërhequr të cilët morën pjesë në tërheqjen dhe menjëherë i tërhoqën shpërblimet.
Përmes lojërave shpërblyese dhe aktiviteteve me përgjegjësi shoqërore të organizuara në nivel lokal, kompania Elkolekt dëshiron të falënderojë qytetarët të cilët mbeturinat e tyre të rrezikshme e dorëzojnë në vendet e caktuara, dhe njëkohësisht t'i nxisë të tjerët për eliminimin e mbeturinave të rrezikshme nga hapësirat e tyre shtëpiake apo afariste, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit jetësor dhe shëndetin e njeriut.