ELKOLEKT IN MEDIA

"TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" - Aksioni i "Elkolekt" në Karposh për mbledhjen e mbetjeve elektrike dhe elektronike


Aksion i "Elkolekt" në Karposh për grumbullimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike

Filloi aksioni ekologjik i "Elkolekt" për eliminimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike të rrezikshme në territorin e komunës së Karposhit në të cilën çdo qytetar që do të marrë pjesë deri në datën 24 dhjetor me automatizëm merr pjesë në lojën e re shpërblyese "Të riciklojmë dhe të shpërblehemi".

Me dorëzimin e aparateve të vjetra dhe jofunksionale elektrike dhe elektronike në eko-magazinat e "Elkolekt" qytetarët mund të fitojnë laptop, televizorë ose fshirëse. Eko-magazinat e kuqe të njohura të "Elkolekt" në komunën e Karposhit ndodhen në dy lokacione, tek SHFK "Petar Pop Arsov" dhe SHFK "Vojdan Çernodrinski".

"Elkolekt" e organizoi këtë aksion në bashkëpunim me pesë komuna nga territori i Republikës së Maqedonisë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes kolektive për nevojën e grumbullimit të mbeturinave të rrezikshme. Mbeturinat elektrike dhe elektronike në vete kanë materiale të dëmshme mbi shëndetin e njeriut dhe për ambientin që e rrethon. Hedhja e këtij lloji të mbeturinave në kontejnerë në vendin e njëjtë me mbeturinat komunale është e ndaluar dhe e dënueshme.

Qytetarët të cilët në eko magazinat e Elkolektit do të sjellin mbeturina elektrike dhe elektronike deri te eko magazinat e Elkolekt në komunën e tyre fitojnë kupon për pjesëmarrje në lojën shpërblyese. Tërheqja e shpërblimeve do të bëhet në datë 24 dhjetor, ndërsa fitues potencial i jnë nga këto tre shpërblime është çdo qytetar i moshës madhore i cili gjatë kohëzgjatjes së lojës shpërblyese, do të dorëzojë mbeturina elektrike ose elektronike, në lokacionin ku është vendosur eko-magazina e "Elkolket" Kuponi në të cilin shënohet emri dhe mbiemri i pjesëmarrësit, si dhe numri rendor, është i përbërë nga dy pjesë të njëjta. Njërën pjesë të kuponit e mban pjesëmarrësi si fakt për pjesëmarrje në lojën shpërblyese, ndërsa pjesa tjetër e kuponit vendoset në kutinë e vulosur nga e cila do të bëhet tërheqja në ditën e fundit të lojës shpërblyese.

Për çdo aparat të dorëzuar, pjesëmarrësi në lojën shpërblyese përfiton një kupon. Me dorëzimin e më shumë aparateve përfitohet numër i caktuar i kuponëve, me çka rriten gjasat për shpërblim. Disa lloje të caktuara të pajisjeve sjellin edhe nga dy kuponë: aparate të mëdha shtëpiake; pajisje për teknologji informatike dhe telekomunikim; pajisje për përdorim të gjerë dhe për argëtim; mjete elektrike dhe elektronike.

Rezultatet nga tërheqja do të shpallen në ueb faqen e "Elkolekt"

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura