ELKOLEKT IN MEDIA

"TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" - - Lojë shpërblyese e Elkolekt në pesë komuna


·  Qytetarët e Gjorqe petrovit, Karposhit, Berovës, Gjevgjelisë dhe Bogdancit do të marrin pjesë në aksion për eliminim të mbeturinave të rrezikshme

·  Me aparatet elektrike dhe elektronike të vjetra dhe të prishura deri te shpërblime me vlerë

Kompania Elkolekt, në bashkëpunim me komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë, ku janë të vendosura eko magazinat e njohura të Elkolektit, është bërë praktikë për shpërblimin e qytetarëve të ndërgjegjshëm të cilët me përgjegjësi sillen me eliminimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike, ndërsa në kontribut të ruajtjes së ambientit jetësor dhe shëndetit të njeriut. Pas suksesit të aktiviteteve mes të cilave edhe loja shpërblyese e realizuar vitin e kaluar, në komunën e Manastirit, Elkolekt paralajmëron aksion për grumbullimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike në komunat e Gjorqe Petrovit, Karposhit, Berovës, Gjevgjelisë dhe Bogdancit.

"TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" është emri i lojës së re shpërblyese të cilën Elkolekt e organizon në bashkëpunim me pesë komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë, në periudhën prej datës 28 nëntor deri në datën 26 dhjetor të vitit 2016, me qëllim të ngritjes së vetëdijes kolektive për nevojën e grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave elektrike dhe elektronike.

Në komunën e Shkupit - Gjorqe Petrov dhe në Berovë, fillimi i aksionit është data 28 nëntor, me tërheqjen e shpërblimeve në datë 19 dhjetor, në çdo komunë në veçanti. Në komunën e Karposhit në Shkup, aksioni filloi në datë 5 dhjetor, tërheqja e shpërblimeve në datë 24 dhjetor. Në komunat e Bogdancit dhe Gjevgjelisë, fillimi i aksionit është në datë 5 dhjetor, tërheqja e shpërblimeve në datë 26 dhjetor.

Për lojën shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI" Elkolekt siguroi fond të përgjithshëm shpërblyes prej 15 shpërblimeve me vlerë prej të cilave: pesë HP laptop, pesë televizorë Hyundai led smart dhe pesë fshirëse Gorenje (nga 2 shpërblime në secilën prej pesë komunave). Sipas rregullave të ojës shpërblyese, fituesi potencijal i një nga këto shpërblime është çdo qytetar i moshës madhore i cili gjatë kohëzgjatjes së lojës shpërblyese, në komunën e tij, do të dorëzojë mbeturina elektrike ose elektronike, në lokacionin ku është vendosur eko magazina e Elkolekt. Dorëzimi mund të realizohet çdo ditë pune.

Qytetarët të cilët në eko magazinat e Elkolektit do të sjellin mbeturina elektrike dhe elektronike deri te eko magazinat e Elkolekt në komunën e tyre, fitojnë kupon për pjesëmarrje në lojën shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI". Kuponi në të cilën është shkruar numri rendor, është i përbërë nga dy pjesë të njëjta. Njërën pjesë të kuponit e mban pjesëmarrësi si dëshmi për pjesëmarrje në lojën shpërblyese, dhe pjesën tjetër e vendos në kuti të vulosur nga ku do të bëhet tërheqja në ditën e fundit të lojës shpërblyese e paraparë për çdo komunë në veçanti.

Për çdo aparat të dorëzuar, pjesëmarrësi në lojën shpërblyese përfiton një kupon. Me dorëzimin e më shumë aparateve përfitohet numër i caktuar i kuponëve, me çka rriten gjasat për shpërblim. Disa lloje të caktuara të pajisjeve sjellin edhe nga dy kupona: aparate të mëdha shtëpiake; pajisje për teknologji informatike dhe telekomunikim; pajisje për përdorim të gjerë dhe për argëtim; mjete elektrike dhe elektronike.

Numri më i madh i aparateve të vjetra dhe të prishura të dorëzuara e rrit mundësinë për fitimin e një laptopi, televizori ose fshirëses. Lokacionet e eko magazinave të Elkolektit në komunat ku zhvillohet loja shpërblyese "TË RICIKLOJMË DHE TË SHPËRBLEHEMI"

  1. Në komunën e Gjorqe Petrovit - në oborrin e Komunës dhe te këndi i lojërave para urës për në Volkovë,>
  2. Në Berovë - tek tregu i qytetit
  3. Në komunën e Karposhit - tek SHF Petar Pop Arsov dhe SHF Vojdan Çernodrinski
  4. Në Bogdanc - në rr.Marshali Tito nr.52
  5. Në Gjevgjeli - në rr. Moinski Pat nr.67 dhe rr.Gjorgji Mitrov pn

Kompania Elkolekt në bashkëpunim me komunat e realizon këtë aksion me shpërblimin e qytetarëve të përgjegjshëm me qëllim të ngritjes së vetëdijes kolektive për mënyrën se si duhet të veprohet me këtë lloj të mbeturinave, duke marrë parasysh se mbeturinat elektrike dhe elektronike në vete përmbajnë materiale të rrezikshme të dëmshme për shëndetin e njerëzve dhe për ambientin e afërt që na rrethon, si dhe për shkakun se ky lloj i mbeturinave është i ndaluar dhe i dënueshëm të hidhet në kontejnerë, në vendin e njëjtë me mbeturinat komunale.

Gjatë vitit të ardhshëm, Elkolekt planifikon të realizojë aksione të reja dhe loja shpërblyese në komunat e tjera me të cilat bashkëpunon në planin e zgjidhjeve konkrete për eliminimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike dhe ngritjen e vetëdijes kolektive tek qytetarët për nevojën e trajtimit të drejtë të këtyre mbeturinave të rrezikshme.

Përmes lojërave shpërblyese dhe aktiviteteve me përgjegjësi shoqërore të organizuara në nivel lokal, kompania Elkolekt dëshiron të falënderojë qytetarët të cilët mbeturinat e tyre të rrezikshme i dorëzojnë në vendet e caktuara, dhe njëkohësisht t'i nxisë të tjerët për eliminimin e mbeturinave të rrezikshme nga hapësirat e tyre shtëpiake dhe afariste, duke rikujtuar edhe domosdoshmërinë për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe shëndetin e njeriut.

Për Elkolekt

Elkolekt është veprues i licensuar kolektiv, i cili posedon leje për veprim me mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike, dhe leje për veprim me mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët, e dhënë, të dhëna nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikim hapësinor. Veprimtari primare e Elkolekt është menaxhimi me mbeturina nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët. Qëllimi kryesor i kompanisë është të vendosë sistem funksional për veprim me mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët në mënyrën me të cilën nuk do të krijojë ngarkesë shtesë mbi ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve në Republikën e Maqedonisë.

Lokacioni i Eko-magazinës më të afërt deri te Ju mund ta gjeni në ueb faqen e Elkolektit

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura