ELKOLEKT IN MEDIA

Mbeturinat e shtrenjta, të shtrenjta për shëndetin tonë


Kompjuteri modern i ri i paguar shtrenjtë, televizori, frigoriferi ose pajisje tjetër elektrike dhe elektronike të cilit i kalon koha do të bëhet mbeturinë, mbeturinë e shtrenjtë. Jo për atë se është paguar shtrenjtë, por sepse është toksik.

Deri në 50 milion tonelata mbeturina elektrike hidhen në botë gjatë një viti. Edhe pse ajo është vetëm rreth 2% e sasisë së përgjithshme të llojeve të ndryshme të mbeturinave nga amvisëritë dhe kompanitë, saktësisht mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike merr pjesë me 70% nga sasia e përgjithshme e mbeturinave toksike.

Alarmante është se mbeturinat elektrike janë lloji i mbeturinave me rritje më të shpejtë, çka i kushtohet tempos së përshpejtuar të rritjes së shumës së mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike.

Aparatet elektrike dhe elektronike në përbërjen e tyre përmbajnë plumb dhe elemente tjera toksike, të cilat shkaktojnë ndotje të tokës dhe ujit, por kanë edhe ndikime negative mbi shëndetin e njerëzve, vendbanimet natyrore, florën dhe faunën.

Shumë shpesh, qytetarët aparatet e shfrytëzuara elektrike nga shtëpitë i hedhin ku të mbërrijnë, në rrugë ose në natyrë.

Në atë mënyrë, materiet ndotëse, si metalet e rënda, përfundojnë në tokë, ujë dhe ajër dhe paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve dhe ambientit jetësor.

Në Bashkimin evropian çdo vit shiten nga 11 deri në 12 milionë tonelata pajisje elektrike dhe elektronike, çka është shkak për krijimin e sasive të mëdha të mbeturinave të rrezikshme.

Rreth 90 për qind të këtyre mbeturinave të rrezikshme hidhen në deponi, digjen ose përsëri përdoren para ndonjë trajtim paraprak. Pajisjet e vjetra dhe të prishura, kompjuterë, makina për larje, televizorë ose pajisje tjera elektrike dhe elektronike, duhet të riciklohen, dhe jo të përfundojnë në deponi, në lumenj ose liqene.

Sa jemi të ndërgjegjshëm për atë se si veprohet me mbeturinat elektrike dhe elektronike dhe për ndikimet e tyre negative mbi shëndetin tonë dhe ambientin jetësor, flet një fotografi e bërë nga një kalimtar, ndërsa e shpallur në faqen zyrtare në Facebook të "Elkolekt"..

Sipas Ligjit për menaxhim me mbeturina, mbeturinat elektrike dhe elektronike nuk duhet të përzihet me llojet e tjera të mbeturinave, edhe nëse qytetarët e hedhin këtë lloj të mbeturinave në vend të papërshtatshëm, përveç në kontejner, në lum, ose në vend të papërshtatshëm, do të ballafaqohen me dënim prej 60 euro.

Lokacioni i Eko-magazinës më të afërt deri te Ju mund ta gjeni në ueb faqen e Elkolektit

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura