ELKOLEKT IN MEDIA

Makmoda në aksion për një ambient jetësor më të pastër: Kur Tv monitori i juaj del nga moda ...


Kur Tv monitori i juaj del nga moda ose ndalon së punuari, bëhet mbetje e rrezikshme.

Sa jemi të ndërgjegjshëm për atë se si veprohet me mbeturinat elektrike dhe elektronike dhe për ndikimet e tyre negative mbi shëndetin tonë dhe ambientin jetësor, flet një fotografi e bërë nga një kalimtar, ndërsa e shpallur në faqen zyrtare në Facebook të "Elkolekt".

Mbeturinat elektrike dhe elektronike janë mbeturina të rrezikshme të cilat përmbajnë substanca helmuese dhe shpesh herë edhe kancerogjene. Për atë shkak është e nevojshme me e-mbeturinat të veprohet drejtë dhe procedura e riciklimit të tyre të jetë sipas rregullave të shkruara Ligjore.

Sipas Ligjit për menaxhim me mbeturina, mbeturinat elektrike dhe elektronike nuk duhet të përzihet me llojet e tjera të mbeturinave, edhe nëse qytetarët e hedhin këtë lloj të mbeturinave në vend të papërshtatshëm, përveç në kontejner, në lum, ose në vend të papërshtatshëm, do të ballafaqohen me dënim prej 60 euro.

Obligimet Ligjore e gjithë qytetarëve si shfrytëzues përfundimtar janë që t'i grumbullojnë mbeturinat nga pajisjet nga amvisëritë, t'i ruajë dhe t'ja japë tregtarit ose mbledhësit të autorizuar, në pikën grumbulluese ose në vendin e caktuar për marrje.

Për plotësimin e Qëllimeve nacionale për përpunim dhe ripërdorim të mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike, "Elkolekt" në komunat e shtetit tonë vendosi Eko magazina ku mund t'i dorëzoni mbeturinat e juaja nga pajisjet elektrike dhe elektronike.

Veprimtaria primare e "Elkolekt" është menaxhimi me mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët. Qëllimi kryesor i kompanisë është të vendosë sistem funksional për grumbullim të veçantë dhe klasifikim në lidhje me kategoritë e mbeturinave elektrike dhe elektronike për përdorimin e tyre të mëtutjeshëm, kujdesin dhe mbrojtjen e ambientit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve

Lokacioni i Eko-magazinës më të afërt deri te Ju mund ta gjeni në ueb faqen e Elkolekt

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura