ELKOLEKT IN MEDIA

Hapa të thjeshtë me të cilat mundet menjëherë ta përmirësojmë kualitetin e përditshmërisë tonë, shëndetin tonë dhe shëndetin e trashëgimtarëve tanë dhe të ndihmojmë në ruajtjen e ambientit tonë jetësor.


1.Rregullimi i shpenzimit të ujit përfundimisht është edhe mënyrë se si individët pozitivisht ndikojnë në ruajtjen e planetit. Marrja e masave që të shfrytëzohet më pak sasi uji është diçka që mund të filloni ta bëni që tani. Nëse jetoni në zonë ku ka mungesë uji, ky hap është i një rëndësie të veçantë për shëndetin e ambientit jetësor në rrethinën tuaj.

  • Kontrolloni nëse dikund rrjedh ujë
  • Instaloni pajisje që kursejnë ujë (dush me shtypje të ulët)
  • Mos i lani pjatat me ujë të lëshuar vazhdimisht
  • Ndërroni tualetet e vjetra me të reja të cilat përdorin më pak ujë
  • Lani dhe terni makina të plota me enë ose tesha
  • Mos shfrytëzoni shumë ujë në kopshtet dhe oborret e juaja
  • Mos e lini çezmën hapur derisa i lani dhëmbët

2. Shfrytëzoni më pak hemikale. Hemikalet që përdoren për t'i larë trupat tanë, shtëpitë, amvisëritë, automobilat dhe të tjera, përfundojnë në kanalizim, dhe në fund përfundojnë në ujësjellës. Për shkak se shumica e njerëzve shfrytëzojnë hemikale të rënda për qëllime të ndryshme, hemikalet bëjnë dëme të mëdha në ujërat dhe botën ujore. Hemikalet nuk janë të mira as për njerëzit, zvogëloni shfrytëzimin e tyre.

  • Mësoni se si bëhen preparatet alternative për pastrim në shtëpitë tuaja të cilat nuk përmbajnë hemikale të rrezikshme. Për shembull, përzierja e uthullës së bardhë; uji mund të pastrojë më shumë hapësira të ndryshme. Sodë bikarbonati dhe kripa janë të lira, mjete për pastrim jotoksike, por gjithsesi duhet të përdoren në sasira të vogla.
  • Kur nuk ka alternativa të mira për ndonjë element toksik të caktuar, përcaktoni sasinë më të vogël të nevojshme për rezultat më të lartë sanitar gjatë çdo pastrimi. Kujdesi ndaj sasive mund të ndihmojë në mbrojtjen e ambientit jetësor dhe të ruajë mjetet financiare.
  • Në vend të përdorimit të shamponëve dhe sapunëve të bazuara në hemikale, mësohuni si t'i bëni vetë.
  • Në vend të përdorimit të pesticideve dhe herbicideve, gjeni mënyrën natyrore si të liroheni nga barërat dhe nga dëmtuesit e tjerë.

3. Lirohuni nga mbeturinat e juaja elektrike dhe elektronike. Në dekadën e fundit, teknologjia ndryshon me tempo të shpejtë çka donë të thotë se me të njëjtën tempo ajo vjetërsohet. Kur teknologjia do të vjetërsohet dhe do të bëhet e papërdorshme, shpesh dijmë ta vendosim në një cep të bodrumit, duke mos e ditur për dëmet që mund t'i shkaktojë. Materialet nga të cilat përpunohen aparatet elektrike dhe elektronike në teknologjinë e sotme mund të jenë toksike për njerëzit dhe rrethinën. Për fat, ato riciklohen dhe mund të riemërtohen. Ky lloj i mbeturinave nuk duhet të përfundojë në deponitë. Disa mënyra se si mund të liroheni nga mbeturinat elektrike dhe elektronike dhe të ndihmoni në ruajtjen e ambientit jetësor të pastër dhe të shëndetshëm.

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura