ELKOLEKT IN MEDIA

Na duhet sistem funksional për mbledhjen e mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike


Çmimi i revolucionit teknologjik vjen edhe në formë për të cilën flitet shumë pak, dhe ajo është mbeturinat. Orteku i saj na kërcënon të gjithëve që të na mbulojë. Bota po mbytet nga mbeturinat e veta elektrike dhe elektronike, përkatësisht nga prodhimet e zhvillimit dhe përparimit të vet. Gjatë vitit të kaluar, në deponitë nëpër botë ka përfunduar sasi rekorde, përkatësisht 42 milion tonelata e a.q. e-mbeturina. më shumë mbeturina gjenerojnë posaçërisht shtetet të cilat lavdërohen më shumë me ndërgjegjen e tyre të lartë ekologjike.

Bëhet fjalë për 1.150.000 kamionë të mëdhenj të cilët, kur do i rradhisim njëri pas tjetrit, do të formojnë një kolonë prej 23.000 kilometra. Sipas kërkimeve të Kombeve të bashkuara, vetëm një e gjashta pjesë e këtyre mbeturinave riciklohet. Për krahasim, në vitin 2013 janë gjeneruar 39,8 milionë tonelata e-mbeturina, me çka nëse vazhdohet me këtë tempo pragu prej 50 milionë do të arrijë deri në vitin 2018.

Në listën e prodhuesve më të mëdhenj global të e-mbeturinave janë Norvegjia me 28,4 kilogramë për kokë banorë. Vijojnë Zvicra, Islanda, Danimarka, Britania e Madhe, Hollanda, Suedia, Franca, SHBA dhe Austria. Rajon me më pak mbeturina elektrike për kokë banori është Afrika, ku ka vetëm 1,7 kilogramë për banorë. Atje i gjithë kontinenti gjeneron më pak se 2 milion tonelata mbeturina. Në kontekst të sasisë, më shumë kështu lloj mbeturinash prodhohen në Kinë dhe SHBA, gjithsej 32% nga mbeturinat elektronike në gjithë botën. Pastaj vijojnë Japonia, Gjermania dhe India.

Sipas vlerësimeve të KB, vlera e e-mbeturinave do të rritet nga 53 milionë tonelata në vitin 2012 në 72 milion tonelata në vitin 2017. Vlera vjetore e mbeturinave të reja elektrike që do të krijohen në botë deri në vitin 2017, sipas parashikimeve, do të rritet për një të tretën në krahasim me vitin 2012, theksojnë në analizën e shpallur të KB. E-mbeturinat janë përcaktuar si material të cilat kanë bateri ose kabllo, mund të bëhet problem i madh për shkak se shpesh herë përmban substanca të cilat janë të dëmshme për njeriun dhe për ambientin jetësor, nëse mbeturinat nuk trajtohen në mënyrë adekuate.

Nga ana tjetër, një pjesë e këtyre mbeturinave mund të riciklohen edhe në atë mënyrë që të sjellin përfitime. Në sasinë e përgjithshme të e-mbeturinave në vitin 2012 në pjesën më të madhe kontribuan SHBA me 9,4 milionë tonelata dhe Kina me 7,3 milionë tonelata. Me analizën nuk është përfshirë teknika e bardhë, sepse për atë në SHBA ekzistojnë sisteme ricikluese, por është e vërtetuar se në e-mbeturinat në SHBA më shumë janë të pranishme telefonat mobil. Analiza është e shpallur në bashkëpunim me Institutin për teknologji të shtetit federal amerikan Masaçusets dhe Qendrës nacionale Amerika për riciklim elektronik.

Në Maqedoni, sipas një kërkimi, 19% e qytetarëve në shtet ruajnë më së paku nga një televizor të vjetër, 20% telefona të vjetër, 22% ftohëse, 17% e qytetarëve ruajnë shporet të vjetër elektrik, dhe 33% nga ato kanë nga një kompjuter të vjetër ose printer në shtëpitë e tyre ose bodrumet. Gjendja bëhet alarmante kur merret parasysh edhe të dhënat, se në nivel vjetor në shtet importohen 33.000 tonelata stoqe teknike dhe rreth 5.000 tonelata pajisje kompjuterike dhe optike.

Sipas planit të Ministrisë së ambientit jetësor, deri në vitin 2020 duhet të grumbullohen në nivel vjetor katër kilogramë mbeturina elektrike dhe elektronike për banor. Në pajtim me përcaktimet ligjore, mbeturinat elektrike dhe elektronike duhet të grumbullohen në vendet adekuate për këtë qëllim të përcaktuara dhe pajisura nga ana e komunave. Por, komunat ende nuk e kanë plotësuar këtë detyrim të tyre, dhe vetëm rreth 500 kompani, importues ose prodhues të produkteve elektrike dhe elektronike, janë përfshirë në sistemin për menaxhim me këtë lloj të mbeturinave. Nga ana tjetër, nëse qytetarët i hedhin këto mbeturina në vende jo adekuate, përveç kontejnerit edhe në lum ose fushë, do të ballafaqohen me dënim prej 60 euro.

Fani Hristovska - "Elkolekt": Për gjendjen në këtë fushë tek ne, sfidat dhe problemet, "Porta 3" bisedoi me z-njën Fana Hristovska, udhëheqëse e kompanisë "Elkolekt", veprues kolektiv me e-mbeturinat.

,Në Maqedoni jo shumë kohë punojnë katër kompani të licensuara për veprimtari kolektive me e-mbeturinat, të cilat bashkojnë rreth vetes numër të caktuar të kompanive importues ose prodhues të aparateve elektrike dhe elektronike, në sistemin për menaxhim me këto lloje të mbeturinave.

Sa kemi arritur t'i ndjekim direktivat e BE-së nga sfera e mbeturinave elektrike dhe elektronike? Cilat janë detyrimet tona si shtet kandidat?

-Direktiva për menaxhim me mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike është miratuar në vitin 2002 dhe prej atëherë ka pësuar disa ndryshime. Në Republikën e Maqedonisë, Ligji për menaxhim me mbeturina nga pajisjet elektrike dhe elektronike është miratuar në vitin 2012 dhe i njëjti filloi me implementim të plotë në fillim të këtij viti. Kuptohet se ka shumë për të punuar në këtë fushë, duke marrë parasysh se ky është një nga ligjet më të reja për të cilat publiku, dhe vetë prodhuesit nuk janë të njohur. Ligji përcakton se Republika e Maqedonisë deri në 31 dhjetor të vitit 2020 duhet të grumbullojë së paku katër kilogramë për banor në vjet mbeturina nga pajisjet e amvisërisë.

Kur edhe te ne tregtarët e këtyre pajisjeve do të kenë obligim për veprim me pajisjet e vjetra? (porosit të ri, e merr pajisjen e vjetër?)

-ASipas Ligjit, obligimet e tregtarëve janë këto: Tregtari është i obliguar, gjatë shitjes së pajisjeve për amvisëri, nga shfrytëzuesi përfundimtar pa pagesë t'i marrë mbeturinat nga pajisjet, nëse ai dëshiron ta japë. Tregtari e bën marrjen e mbeturinave nga pajisjet nga amvisëritë nëse bëhet fjalë për pajisje e cila sipas funksionit të vet dhe klasifikimit bën pjesë në kategoritë e pajisjeve të përcaktuara sipas Ligjit për pajisje elektrike dhe elektronike dhe është e barabartë me pajisjen e shitur, ndërsa numri i copëve të mbeturinave nga pajisja është i njëjtë me numrin e copëve të pajisjes së shitur (sistemi një për një).

-Sipas Ligjit, obligimet e tregtarëve janë këto: Tregtari është i obliguar, gjatë shitjes së pajisjeve për amvisëri, nga shfrytëzuesi përfundimtar pa pagesë t'i marrë mbeturinat nga pajisjet, nëse ai dëshiron ta jepë. Tregtari e bën marrjen e mbeturinave nga pajisjet nga amvisëritë nëse bëhet fjalë për pajisje e cila sipas funksionit të vet dhe klasifikimit bën pjesë në kategoritë e pajisjeve të përcaktuara sipas Ligjit për pajisje elektrike dhe elektronike dhe është e barabartë me pajisjen e shitur, ndërsa numri i copëve të mbeturinave nga pajisja është i njëjtë me numrin e copëve të pajisjes së shitur (sistemi një për një)..

Tregtari mundet me marrëveshje me prodhuesin të sigurojë marrjen e mbeturinave nga pajisjet në vende të caktuara, punë të cilën e siguron prodhuesi i cili i'a furnizon pajisjet (kontejnerët ose më shumë kontejnerë për mbeturina nga pajisjet, të cilat janë të vendosura në hapësirë të mbyllur e cila është ashtu e rregulluar dhe ka atë madhësi, mbeturinat nga pajisjet mos të grumbullohen dhe rregullimi i hapësirës të lejojë marrjen pa pengesa të mbeturinave nga pajisjet).

Për vendet për marrje, si dhe për mbeturinat nga pajisjet e grumbulluara në kuadër të hapësirës së vet afariste, tregtari nuk duhet të posedojë leje adekuate në pajtim me rregulloret për menaxhim me mbeturina. Prodhuesi mbeturinat nga pajisjet pa pagesë i merr nga tregtari, ndërsa tregtari nga prodhuesi nuk duhet të kërkojë kompensim për marrjen e mbeturinave nga pajisjet.

Cilët aktivitete janë prioritet të "Elkolekt"?

Prioritetet e "Elkolekt" janë vendosja e sistemit për grumbullim të veçantë të mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike, plotësimin e qëllimeve nacionale për grumbullim të mbeturinave nga pajisjet dhe ngritjen e vetëdijes kolektive për ndikimet negative të këtyre mbeturinave nëse përfundojnë në deponi dhe përparësitë nga riciklimi i tyre.

-Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk janë mjaftueshëm të informuar për ndikimet e këtyre mbeturinave mbi shëndetin e njerëzve dhe ambientit jetësor. Ky ligj hyri në fuqi në vitin 2012, dhe me implementim të plotë filloi në vitin 2015, ashtu që për informim të plotë mendoj se duhet kohë. Niveli i vetëdijes ka qenë i ulët edhe në shtetet e tjera evropiane në fillimet e miratimit të EU direktivave për mbeturina elektrike dhe elektronike, por ato kanë filluar kohë më parë, ashtu që kanë pasur kohë të njihen me përparësitë e grumbullimit të veçantë, trajtimit dhe riciklimit të këtij lloji të mbeturinave dhe të mësohen të veprojnë në mënyrë adekuate.

Me qëllim që të rritet vetëdija e qytetarëve për grumbullimin e veçantë të këtyre mbeturinave dhe ndikimi i tyre mbi shëndetin e njerëzve dhe ambientin jetësor, "Elkolekt" punon në disa fusha. Duke marrë parasysh faktin se fëmijët janë ambasadorët më të mirë të praktiva të reja dhe të mira, "Elkolekt" u kyç si përkrahës i projektit "E-mbeturinat krijojnë mundësi", e realizuar nga Qendra për ndryshime klimaterike, ndërsa e finansuar nga Ambasada e Amerikës në Shkup. Roli i "Elkolekt" në këtë projekt është të organizojë grumbullimin e mbeturinave nga shkollat e përfshira në këtë projekt në gjithë shtetin, të kujdeset që mbeturinat të përfundojnë në vendin e vërtetë dhe me ato të veprohet sipas legjislacionit nacional.

Paralel me këtë projekt, "Elkolekt" mori dhe merr pjesë në organizimin e aksioneve mobile për marrjen e mbeturinave elektrike nga shtëpitë e qytetarëve. Aksioni i këtillë i parë u organizua në Manastir, ndërsa për momentin kështu aksioni po realizohet në territorin e qytetit të Shkupit. Ekipa mobile e cila kryen marrjen e mbeturinave drejtpërdrejtë nga shtëpitë e qytetarëve është e kompanisë "Ekocentar 97" me të cilën "Elkolekt" ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim.

Me qëllim që t'i ndihmojmë komunat të formojnë pika grumbulluese në të cilat qytetarët mund të lirohen nga mbeturinat në afërsi të tyre, "Elkolekt" i ofroi kryetarëve të 81 komunave në Maqedoni eko-magazina. Deri tani, janë vendosur 12 eko-magazina, ndërsa "Elkolekt" planifikon të vazhdojë me këtë aksion dhe në atë mënyrë ta afrojë sistemin për grumbullim të veçantë të këtij lloji të mbeturinave deri te të gjithë qytetarët e RM. Vendosja e eko-magazinave do të vijojë me materiale promotive për ngritjen e vetëdijes kolektive.

Shpesh mund të lexojmë se shtetet e zhvilluara përfitojnë pasuri të mëdha nga mbeturinat, veçanërisht nga mbeturinat elektrike dhe elektronike ku ka shumë materiale me vlerë. A riciklohet te ne dhe në çfarë mase? Sa është sipas përllogaritjeve tuaja potenciali i ekonomisë së Maqedonisë nga riciklimi përkatësisht nga shfrytëzimi i serishëm i materialeve që përmbahen në këto pajisje?

Në Republikën e Maqedonisë nuk ka kapacitete ricikluese të madhësisë për të cilën flisni. Për momentin në shtet punojnë disa kompani të licensuara të cilat kryejnë deponimin dhe trajtimin e mbeturinave, çka nënkupton selektim primar dhe demontim të mbeturinave. Mendoj se është herët për kapacitete ricikluese sepse që këto kapacitete të punojnë dhe fitojnë është e nevojshme lëndë e parë (mbeturina elektrike dhe elektronike). Duke marrë parasysh se niveli i vetëdijes është i ulët, sasitë e mbeturinave të mbledhura janë të vogla, çka nënkupton se ende nuk është e pagueshme të investohen investime të mëdha për ndërtimin e kësi lloj kapacitete. Njëherit, Republika e Maqedonisë është e vogël dhe shtet në zhvillim, dhe nuk mund të pretendojë të krijojë sasi të mëdha të mbeturinave, të cilat do të shfrytëzoheshin si resurse.

A janë të ndërgjegjshëm ideatorët e politikave tek ne për rëndësinë e kësaj problematike dhe sa ajo trajtohet në nivel të vetëqeverisjeve lokale, kompani dhe të ngjashme.?

-Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor si përpilues i Ligjit, e pa nevojën për miratimin e tij, por për implementimin e plotë të tij janë të nevojshëm mjete financiare të cilat duhet të sigurohen nga ana e komunave. Komunat janë përgjegjëse për vendosjen e qendrave grumbulluese, dhe atë një në 30.000 banorë. Këto janë investime të mëdha të cilat në këto momente ato nuk i kanë. Plus, ky Ligj është i treti i këtij lloji, pas Ligjit për paketim dhe bateri dhe akumulatorë, i cili është barrë e kompanive prodhuese.

Si është bashkëpunimi i Juaj me konsulentët dhe shoqatat e jashtme, dhe sa shpesh organizoni punëtori dhe evenimente tjera?

-"Elkolekt" ka bashkëpunim me konsulentë dhe shoqata të huaja të cilat veprojnë në të njëjtën fushë në drejtim të shkëmbimit të përvojave për veprim me mbeturinat nga pajisjet. Shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave është mjaft e rëndësishme për ne, sepse na ndihmon në plotësimin e detyrave tona ditore dhe në implementimin e ligjit. "Elkolekt" si veprues kolektiv me mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët (për të cilën mori licensë në nëntor të vitit 2015) do të vazhdojë të veprojë në fushën e administrimit të sistemit për menaxhim me këto dy lloje të mbeturinave. Qëllimi i vetëm i kompanisë është vendosja e sistemit funksional i cili është i afërt me qytetarët dhe është në shërbim të qytetarëve.

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura