ELKOLEKT IN MEDIA

Kriva Pallanka fillon me grumbullimin e veçantë të mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike


Qytetarët e Kriva Pallankës mbeturinat e pashfrytëzueshme elektrike dhe elektronike, aparatet dhe pjesët e tyre mund t'i bartin në punktin grumbullues të përcaktuar nga ana e Komunës i cili ndodhet përreth murit të lumit tek Stacioni i autobusëve.

Çdo mbeturinë elektrike dhe elektronike e pashfrytëzueshme ose pjesët e tyre të cilat pa nevojë e zënë vendin në bodrume dhe hapësira tjera prej tash e tutje në cilëndo kohë mund t'i dorëzojnë në kafazet e hapura për mbeturina elektrike dhe elektronike të cilët janë vendosur nga ana e NP "Komunalec" përreth Eko magazinave i cili ndodhet në lokacionin e njëjtë. Në kohë të caktuar nga ane e personit të caktuar nga NP "Komunalec" do të bëhet bartja e mbeturinave në Eko magazinat të siguruara nga kompania Elkolekt. Pas mbushjes së Eko magazinës vepruesi i përcaktuar me këtë lloj të mbeturinave do të organizojë zbrazjen e saj, transportimin dhe trajtimin e duhur të tyre.

Në pajtim me rregulloren ligjore, dhe në interes të mbrojtjes së ambientit jetësor lajmërohen qytetarët se janë të detyruar t'i ndajnë mbeturinat elektrike dhe elektronike të pashfrytëzueshme të cilat dalin nga amvisëritë dhe të njëjtin për fillim ta bartin në vendin e përcaktuar për këtë qëllim. Ajo do të thotë se bartja e mëtejme e mbeturinave elektrike dhe elektronike në kontejnerët individual për mbeturina komunale si dhe kontejnerët kolektiv për mbeturina komunale janë rreptësishtë të ndaluara dhe të dënueshme.

Komuna i siguron kushtet, ndërsa qytetarët janë ato që duhet t'i shfrytëzojnë të njëjtat.

Galeri


ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura