ELKOLEKT IN MEDIA

Kriva Pallanka fillon me grumbullimin e veçantë të mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike


Në pajtim me Ligjin për menaxhim me pajisje elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike Kryetari i Komunës të Kriva Pallankës nënshkroi Memorandum mirëkuptimi dhe Marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellët në mes Komunës së Kriva Pallankës dhe grumbulluesit të licensuar dhe autorizuar të mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike kompaninë SHPK ELKOLEKT Shkup.

Fillimi i aktiviteteve për grumbullim të organizuar të veçantë të mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike do të fillojë gjatë javës së ardhshme dhe atë në dy lokacione.

Lokacioni i parë i përcaktuar nga Komuna për grumbullimin e mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike nga amvisëritë ndodhet përballë Stacionit të autobusëve. Në këtë lokacion është i vendosur Eko magazina dhe një enë e përkohshme për bartjen e mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike e siguruar nga ana e kompanisë ELKOLEKT.

Në këtë lokacion qytetarët e komunës në pajtim me listën e llojeve të mbeturinave do të mund t'i bartin këto mbeturina nga pajisjet elektrike dhe elektronike:

  • Aparate të mëdha shtëpiake të pashfrytëzueshme (frigoriferë, shporetë elektrikë, furra me mikro valë, resho, pajisje klimaterike, makina për larje dhe të tjera.);
  • Aparate të vogla shtëpiake të pashfrytëzueshme (televizorë, radio aparate, fen, mikserë, hekur, tosterë, audio sistemi, makina për fshirje dhe të tjera);
  • Pajisje informatike dhe telekomunikuese të pashfrytëzueshme (kompjuterë, tastatura, pajisje për kopjim, telefona mobil, adapterë, digitronë dhe tjerë);
  • Aparate elektrike dhe elektronike të pashfrytëzueshme (bor mashina, makinë për prerje, makina për bluajtje, rrafshim, pilla, makina për qethje dhe të tjera);
  • Aparate dhe instrumente për matje dhe kontroll të pashfrytëzueshme (automate të ndryshme, termostatë dhe të tjera).

Lokacioni i dytë ku gjatë javës së ardhshme do të fillojë me grumbullimin e veçantë të mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike do të jetë Eko shkolla Komunale Joakim Kërçovski dhe atë si aktivitet projektues në kuadër të projektit E-mbeturina krijon mundësi të siguruar përmes G3 "Qendra për ndryshime klimaterike" - Shkup donatori i projektit është Ambasada e SHBA në republikën e Maqedonisë, ndërsa mbështetës i projektit është gjithashtu grumbulluesi i autorizuar SHPK ELKOLEKT Shkup.

Për këtë qëllim gjatë javës së ardhshme nga ana e përfaqësuesve të Qendrës për ndryshime klimaterike në shkollën Joakim Kërçovski do të mbahet prezantim edukativ për nxënësit me qëllim njohjen e nxënësve me pasojat negative nga veprimi jo i drejtë me mbeturinat elektronike, si dhe mënyrën dhe listën e llojeve të mbeturinave të cilat do të mblidhen në këtë shkollë.

Gjatë periudhës së projektit do të mbahen dhe disa punëtori edukative me nxënës të moshave të ndryshme.

Nga ana e grumbulluesit të autorizuar të këtij lloji të mbeturinave është siguruar eko magazinë adekuate për grumbullim dhe magazinim të mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike.

Duke marrë parasysh se mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe aparatet nuk duhet të përzihen dhe barten në shportat e mbeturinave komunale lajmërohen dhe luten qytetarët dhe personat juridik se obligim ligjor është ndarja dhe bartja e mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike. Në fillim ky lloj i mbeturinave do të grumbullohet në lokacionin e parë të caktuar tek Stacioni i autobusëve.

Kontrolli dhe magazionimi i mbeturinave elektronike do ta realizojë Ndërmarrja komunale "Komunalec" - Kriva Pallankë.


Galeri


ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura