ELKOLEKT IN MEDIA

PREZANTIME EDUKATIVE PËR MBETURINAT ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE


Në kuadër të projektit "E-mbeturinat krijojnë mundësi" e financuar nga Ambasada Amerikane në Shkup, me mbështetje të komunës së Karposhit dhe kompanisë për veprim me e-mbeturina SHPK "Elkolekt" Shkup, sot, Qendra për ndryshime klimaterike, mbajti dy prezantime edukative me temë mbeturinat elektrike dhe elektronike. Prezantimet u mbajtën në SHFK "Vëllazërimi" dhe SHFK "Llazo Tërpovski" dhe u kushtuan nxënësve nga klasa e V-IX.

Gjatë prezantimeve morën pjesë rreth 100 fillorista nga të dyja shkollat. Gjatë kohës së prezantimeve u shpërndanë informacione mbi ndikimin e e-mbeturinave mbi ambientin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe për trajtimin e tyre të rregullt. Gjithashtu, u theksuan edhe shembuj për se sështë e rëndësishme të riciklohen e-mbeturinat dhe si të zvogëlohen ndikimet negative të e-mbeturinave përmes reduktimit dhe ripërdorimit.

Prezantime të ngjashme do të mbahen edhe në gjysmë vjetorin e dytë nga ky vit shkollor, me qëllim që të përfshihen numër më i madh i nxënësve të cilët do të fitojnë informacione për mundësitë dhe ndikimet e e-mbeturinave. Projekti "Mbeturinat elektrike krijojnë mundësi" filloi të realizohet në korrik të këtij viti dhe do të realizohet deri në korrik të vitit 2016. Qëllimi është implementimi më i mirë i detyrimeve ligjore të reja për veprim me mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike (MPEE) të cilat hyrën në fuqi në 1 janar të vitit 2015. Njëherazi ngritët ndërgjegjja e banorëve, në fokus fëmijët e shkollave fillore për ndikimet negative të mbeturinave elektrike dhe elektronike (MEE) mbi ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve.


ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura