ELKOLEKT IN MEDIA

U GJELBËRUAN OBORRET E SHKOLLAVE NË KARPOSH


Me rastin e "Ditës së drurit-Mbille të ardhmen tënde", nxënësit nga tri shkollat fillore "Vëllazërimi", "Jan Amos Komenski" dhe "Dimo Haxhi Dimov", sot i gjelbëruan dhe pasuruan oborret e shkollave të tyre. Ky aksion, i cili organizohet nga Njësia për ambient jetësor pranë pushtetit lokal, realizohet për të tretën herë dhe e cila është e një rëndësie të madhe për mbrojtjen e ambientit jetësor të shëndetshëm.

Filloristat bashkë me mësuesit e tyre, mbollën 45 pemë nga lloji i selvisë dhe thujës, dhe të cilat janë donacion nga kompania për mbetje elektronike "SHPK ELKOLEKT".

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura