ELKOLEKT IN MEDIA

Mbeturinat elektrike krijojnë mundësi


Sot, në shkollën fillore "goce Dellqev" në Qendër u prezantua projekti "Mbeturinat elektrike- krijojnë mundësi".

Projekti është i Qendrës për ndryshime klimaterike, me mbështetje të Elkolekt - veprues kolektiv i licensuar për mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike. Donator i projektit është Ambasada e SHBA në Republikën e Maqedonisë.

Nga gjithsej 15 shkolla fillore të paraqitura nga territori i Republikës së Maqedonisë, janë përzgjedhur 5 shkolla fillore nga komuna e Qendrës. Në kontejnerët dhe shportat e plastikës do të grumbullohen pajisjet elektrike dhe elektronike, dhe me këtë do të zhvillohet edhe ndërgjegjja e më të rinjve në mbrojtjen e ambientit jetësor.

Në projekt janë paraparë edhe shpërblime për ato shkolla të cilat do të grumbullojnë më tepër mbeturina të këtij lloji.

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura