ELKOLEKT IN MEDIA

NA SJELL E-MBETURINA, DHE MERR SHPËRBLIM ME VLERË


Nga 30 tetori deri në 1 nëntor, në sheshin Magnolija në Manastir u organizua një aksion i madh për grumbullimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike.

Kompanitë Ekocentar 97 dhe Elkolekt nga sot deri të dielën organizojnë aksion të madh për grumbullimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike, e cila do të mbahet në Sheshin Magnolija në Manastir. Të gjithë qytetarët që kanë aparate të vjetra elektrike, kompjuterë, monitorë, procesorë dhe aparate tjera nga amvisëritë, të cilët do t'i sjellin në këtë aksion, do të kenë mundësinë që të lirohen nga mbeturinat e rrezikshme dhe në të njëjtën kohë do të jenë fitues potencial të shumë shpërblimeve me vlerë, për të cilat tërheqja do të mbahet të dielën në ora 12.

Gjatë kohës së evenimentit AMC, Motocentar, Joki dhe Pan Evropa të gjithë pjesëmarrësve do t'i shpërndajnë kuponë me lirime.

Realizimi i këtij aksioni është i një rëndësie të madhe për shkak të ngritjes së vetëdijes kolektive për mënyrën se si duhet të magazionohet ky lloj i mbeturinave, duke marrë parasysh se mbeturinat elektrike dhe elektronike në vetvete kanë materiale të rrezikshme të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe për kafshët që na rrethojnë, si dhe nga shkaku që është e ndaluar dhe e dënueshme që të hidhen ky lloj i mbeturinave nëpër kontejnerë.

Kompanitë Ekocentar 97 dhe Elkolekt, nën ombrellën e të cilave është ky organizim, kushtohen për realizimin e ligjit për mbeturina elektrike dhe kryen marrjen dhe riciklimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike, sipas të gjithë standardeve dhe normativave.

Mbrojtja e resurseve natyrore dhe mbrojtja e ambientit jetësor, janë vetëm një pjesë e përfitimeve nga riciklimi i e-mbeturinave, për atë shkak bëhuni pjesë edhe ju e këtij aksioni përgjegjës shoqëror.

MENDOHU PËR TË ARDHMEN, RICIKLO!

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura