ELKOLEKT IN MEDIA

FRIGORIFERËT E VJETËR NË RICIKLIM, E JO NË DEPONI


Nëse hidhen në natyrë, metalet e rënda nga aparatet e hedhura përfundojnë në tokë, ujë dhe ajër

Kompjuterë të vjetër, makina për të larë ose televizorët duhet të riciklohen, dhe jo të përfundojnë në deponi, në liqenet ose lumenjtë. Trajtimi i mbeturinave elektrike dhe elektronike në vendin tonë është në fillim, edhe pse sasitë që krijohen çdo vit nuk janë të papërfillshme.

Për momentin 90 për qind e këtyre mbeturinave të rrezikshme hidhen në deponi, digjen ose përdoren sërish pa ndonjë trajtim paraprak. Shumë shpesh, qytetarët aparatet elektrike të shfrytëzuara nga shtëpia i hedhin ku të munden, në rrugë ose në natyrë. Në atë mënyrë, materiet ndotëse, si metalet e rënda, përfundojnë në tokë, ujë dhe ajër dhe janë rrezik për shëndetin e njerëzve dhe të ambientit jetësor. Në Bashkimin Evropian çdo vit shiten prej 11 deri në 12 milionë tonelata pajisje elektrike dhe elektronike, çka është shkak për krijimin e sasive të mëdha të mbeturinave.

Ligji për pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike, i cili është miratuar para 2 vjetësh, parasheh detyrime për çdo prodhues, importues, tregtarë me aparatet elektrike, si dhe për komunat dhe amvisëritë. Deri tani janë liçensuar katër kompani, "Elkolekt", "Zero mbeturina (Nulla Otpad)", "Elektro eko sistem" dhe "Ekon elektron", si veprues kolektiv, të cilët do të kenë detyrim të bashkëpunojnë me të gjithë prodhuesit dhe tregtarët me aparatet, t'i grumbullojnë të gjithë mbeturinat që do t'i sjellin qytetarët dhe kompanitë dhe ta dorëzojnë në riciklim.

Pjesa më e madhe e aparateve të vjetra mund të ripërdoren si lëndë e parë, sepse përmbajnë metale të ndryshme, por edhe flori. Pjesët që nuk janë të përdorshme duhet të asgjësohen përkatësisht pa e ndotur ambientin. Kompania "Elkolekt" deri tani ka vendosur rreth 80 pika grumbulluese në shtet, më shumë në shitoret e prodhuesve të cilët janë pjesë e rrjetit të saj ose tek tregtarët të cilët shesin produktet e tyre.

Mbeturinat e grumbulluara nga pajisjet elektrike dhe elektronike i marrin kompanitë të cilët posedojnë leje për magazionimin dhe trajtimin e këtyre mbeturinave. Aty bëhet trajtim primar, ndërsa pastaj mbeturinat përcillen tek kompanitë të liçensuara për përpunim, reciklim, djegie të mbeturinave", theksoiFana Hristovksa, drejtuese e "Elkolekt". Qëllimi i rregullave në Maqedoni deri në fund të vitit 2020 është që të grumbullojë nga çdo person së paku 4 kilogramë në vjet mbeturina nga pajisjes nga amvisëritë.

Problemi është që për momentin nuk ka lokacione të mjaftueshme që këto mbeturina të mund të dorëzohen dhe të lihen aty. Deri tani funksionojnë vetëm pikat grumbulluese të prodhuesve ose tregtarëve më të mëdhenj të aparateve për amvisëritë. Qytetarët mund të sjellin makina të vjetra larëse ose kompjuterë në shitoret ku blihen të reja. Por, detyrim për vendosjen e lokacioneve për këto mbeturina kanë edhe komunat. Atje qytetarët mund t'i magazionojnë aparatet e vjetra të cilat u rrinë nëpër bodrume dhe garazhe me vite të tëra. Ashtu lokacione ka vetëm në Shkup, në oborrin për riciklim të "Higjienës Komunale" në afërsi së sallës së sportit "Boris Trajkovski".

Sipas paralajmërimeve të Ministrisë së ambientit jetësor, sisteme për bartjen e mbeturinave elektrike dhe elektronike do të ndërtohen edhe në Ohër dhe në Koçan. Edhe pse ligji detyron çdo njësi të vetëqeverisjes lokale, dhe parasheh dënime, banorët e qyteteve tjera deri tani nuk kanë pasur mundësi që të hedhin mbeturinat elektrike dhe elektronike në mënyrën e duhur.

Nga "Elkolekt" theksojnë se janë të gatshëm t'i ndihmojnë çdo Kryetari të Komunës i cili do të shpreh interes, me çka do të organizohen pika grumbulluese ku qytetarët pa pagesë do të mund t'i dorëzojnë mbeturinat nga pajisjet që të mund të parandalohet efekti i tyre negativ mbi shëndetin e njerëzve dhe ambienti jetësor.

Në Ministrinë e ambientit jetësor presin që vitin e ardhshëm, kur do të fillojë të funksionojë rrjeti i katër kompanive, të hapen pika grumbulluese në të gjithë qytetet. Në ato çdo qytetar, pa marrë parasysh faktin se a blen ose jo aparat të ri, duhet ta dërgojë dhe pa pagesë ta dorëzojë të vjetrin. Ligji parasheh një pikë grumbullimi për 30.000 qytetarë.

"Për eliminimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike në mënyrë jo adekuate ligji parasheh gjoba për të gjithë, qytetarët, tregtarët, prodhuesit ... Ministria në periudhën e ardhshme do të punojë në kampanjë për ngritjen e vetëdijes kolektive, për të vendosur sistem të qëndrueshëm për menaxhimin me këtë lloj mbeturina", theksojnë nga Ministria.

Doracak për mbeturina elektronike

I Pajisjet elektrike dhe elektronike të cilat qytetarët nuk duhet t'i hedhin në deponi janë aparatet e vogla dhe të mëdha për amvisëri, siç janë makinat larëse, frigoriferët, shporetët, furrat me mikrovalë, mikserë, blenderë ...

I Në këtë lloj të mbeturinave bëjnë pjesë edhe pajisjet për teknologji informative dhe telekomunikim, siç janë kompjutorët, monitorët, laptopët, telefonat, tabletët. Pajisjet për përdorim të gjerë dhe pajisjet elektronike argëtuese - televizorët, sistemet për muzikë, aparatet fotografik, pastaj pajisjet për ndriçim, si dhe lojërat elektrike dhe elektronike për fëmijë dhe pajisjet për argëtim dhe sport.

Ku mund të dërgohen aparatet e vjetra

I Blini aparate të reja në shitore ku në vend të dukshëm është theksuar se ato do të kujdesen për mbeturinat tuaja, se kanë nënshkruar marrëveshje me një nga trajtuesit kolektiv të cilët aparatet e vjetra do t'i japin në riciklim dhe ku do të shihni kontejnerë të shënuar për vendosjen e mbeturinave.

I Qytetarët mund të merren vesh me shitësin gjatë dorëzimit të aparatit të ri pa pagesë të transportohet i vjetri në magazinat e tyre. Ligji parasheh ndërrim sipas parimit "një për një" dhe atë të llojit të njëjtë, nëse blini një frigorifer mund të ktheni një frigorifer.

I Sepse deri tani komunat nuk kanë siguruar lokacione ku mund të dorëzohen aparatet e vjetra pa blerë një të ri, qytetarët mund t'i dorëzojnë në deponi, por paraprakisht të informohen nëse deponia ka nënshkruar marrëveshje me një nga kompanitë të cilat do të kujdesen që aparatet të shkojnë në riciklim.

ELKOLEKT © 2014 Të gjiha të drejtat janë të mbrojtura